6.1 C
Pristina
Tuesday, December 7, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Studimi: Vikingët kishin një vendbanim në Amerikë të Veriut 1000 vjet më...

Studimi: Vikingët kishin një vendbanim në Amerikë të Veriut 1000 vjet më parë

Vikingët kishin një vendbanim në Amerikën e Veriut saktësisht 1000 vjet më parë, shekuj para se Christopher Columbus të mbërrinte në këtë kontinent, thotë një studim, raporton BBC.

Shkencëtarët thonë se një teknikë e re e analizimit të datave ka ofruar dëshmi se Vikingët kishin okupuar një vend në Newfoundland të Kanadasë, 1021 pas Krishtit.

Prej kohës dihet se evropianët kishin arritur në Amerikë para se të mbërrinte Columbus në Botën e re në vitin 1492.

Por, është hera e parë që studiuesit sugjerojnë një datë të saktë.

Duke shkruar në revistën “Nature”, shkencëtarët thanë se kishin analizuar unazat e pemëve të tre copave të drurit të prera për vendbanime skandinave në L’Anse aux Meadows.

Ata thanë se duke përdorur një sinjal atmosferik radiokarboni të prodhuar nga një stuhi diellore e asaj date si referencë, arritën të lidhnin “vitin e saktë të prerjes së pemës” në vitin 1021 pas Krishtit.

Një stuhi e tillë diellor, një shpërthim i madh i rrezatimit nga Dielli që godet Tokën – dihej se kishte ndodhur në vitin 992 pas lindjes së Krishtit, thonë shkencëtarët. Kjo u mundësoi atyre të përcaktonin një datë më të saktë të vlerësimit të mëparshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Pse flemë? Shkencëtarët nuk e dinë ende, por e kanë një hipotezë

Të gjitha kafshët flenë, madje edhe krimbi i rrumbullakët dhe i vogël Caenorhabditis elegans. Shkencëtarët janë përpjekur prej kohësh që ta kuptojnë pse ndodh gjumi. Ata kanë bërëshumë prova me minjtë në laborator, por të...

“Ja pse shqiptarët kanë sukses kur largohen nga Atdheu?”

Eksperti i Turizmit, Auron Tare, përmes një postimi në facebook ka sjellë në vëmendjen e ndjekësve të tij rastin e George Tames,...

Ky ushqim në mëngjes mbron imunitetin dhe mban larg gripin

Me ardhjen e vjeshtës vijnë edhe infeksionet virale të cilat tashmë në periudhë pandemie bëhen akoma më të rënda.

“Pallati Stratigò”, dëshmi e kulturës arbëreshe që prej vitit 1533

Foto Ilustrim: Pallati Stratigò Pallati Stratigò, është një ndër ndërtesat më të njohura në Lungro, një nga “qytezat e...

Recent Comments