Patrioti dhe publicisti, shkrimtari dhe satiristi Andon Zako Çajupi, një nga figurat më të rëndësishme të rilindjes kombëtare, në një nga shkrimet e veta 1909 vë në lojë organizata apo klube që mendonin për Shqipërinë si pjesë e bashkuar dhe në interes me Turqinë. Këtu ai vë në lojë një tjetër figurë të njohur, Mehqi Frashërin. Shkrimi në fjalë në dialektin e kohës, është një protestë e tallje për të drejtat e Shqiptarëve nga Çajupi.
Klubi i Selanikut
‘’Ces gens don’t la dispute aigrit les caracteres, qui forment des soupçons, des partis pour des riens, se souviendraient assez qu-ils sont des citoyens. S’ils n’oubliqient pas qu’il sont freres’’
(Extrait du ‘’Club des bonnes gens’’ (këta njerezë që grindja u ashpërson karakteret që formojnë dyshime të partive për asgjë, duhet t’u bjerë ndër ment se janë qytetar, në qoftë se nuk harrojnë se janë vëllezët (ekstrakt nga ‘’klubi i njerëzve të mirë)
Qëkur thonë se prunë Konstituçi shqiptarët po ngrenë klub ndë çdo anë, ndë çdo qytet, ndë çdo katund brenda ndë Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë.
Mbase shumë Shqipëtarë nukë dinë se ç’domethënë kjo fjalë klub (Glub). Meqënëse edhe unë jam nga këta shqipëtarë të paditur, mora një ditë një fjalor dhe pashë se kjo fjalë qënka përdorur ndë ballë fare nga englezët dhe rrëfeka një mbledhje miqsh për të ngrën’e për të pirë, duke paguar gjithkush nga pes e nga pesë. Shqipë një klub qenka, pra, një gosti, një drek’a një dark me refene.
Një doktor Johson paska thënë se një klub është një shumicë burrash që mirren vesh dhe paguajnë që të kënaqen duke ngrën’e duke pirë bashkë. Prandaj ndë Angelterë paska patur një klub me emer ‘’Klub i kokës së demit’’. Duket, anëtarët kënaqëshin duke ngrënë tok kokë demi dhe, që t’u qëndrontej e lirë, e blenin refene. Njëqind vjet më parë paska qënë dhe një klub i quajtur ‘’Klub i liqvet’’. Që të bëheshin antar, duej të jeshe fort I shëmtuar, me fytyrë të ndyrë, i çalë, i verbër, dorac, i belbër, memec, kurisdalë, veshgjatë etj. një mbret, Karlua II paska qenë kryetar i këtij klubit.
Më vonë u vendosnë klube dhe për punë të pulitikës, domethënë njerëz që kanë një palë mend a një qëllim të bashkët, mblidheshin e mirren vesh, paguajnë nga pes e nga pesë, punojnë dhe lakmojnë për këtë a për atë qëllim, për të cilin bashkohen, bëhen shokë.
Ahere, pra, pse t’i thomi këti bashkimi klub dhe jo shoqëri q’është fjalë shqip?
Kur kuptova mirë se ç’na tregon fjala klub, desha të kupëtoj dhe qëllimin e klubevet që vendosin sot shqipëtarët. Ky qëllim ësht i bashkët a i veçantë, i atdhetartë, i vjeftë a i dëmçim? Punë fort e rëndë dhe duke ndenjur këtu ndë Misir […] ndë pikë të vapës, kuptova që s’i apoj dot funt kurrë. Vërtet keshë kënduar të fleta ‘’Lirija’’ se klubi i Selanikut mpron të drejtat e kombit shqiptar […]
Po këto lajme s’ishinë mjaft për të gjetur mirë qëllimin e klubevet. Për këtë shkak u bëj një udhëtim që të shoh me syt mi dhe të dëgjoj me vesht e mi ç’punë bëjnë klubet dhe ç’dobi kanë për atdhenë.
U ngresh, pra, dhe ika nga Miri dhe vajta ndreq ndë Selanik, ku me vrap kërkova dhe gjata vendin tek gjendet klubi Shqiptarëvet.
Ndë të dukur klub dukej mosm ë keq o Zot!!… Po do të ketë ndofta myslymanë, asnjë të krishterë! Asnjë s’ma vari torbën, se mjerisht nukë dije turçe de këtu të gjithë flisnin turçe dhe këndonin gazeta ndë këtë gjuhë. Shtiva sytë më të 4 anët e klubit mos shohë nonjë librë a nonjë gazetë shqip. Asnjë për Zonë!
Desha të ikij, se pandeha se u gabova e hyra në një klub tyrqish. Atë çast arriti kryetar I klubit, Mtat beu, me një bej tjetër. Guxova e thashë:
Zoti bej, jam aksekush, u fandem me nder! Turçen, besa, nuk’e di!…
-Prit pakëzë, më thotë, se kam një çi-çi-çikë punë me bejnë. Prita. Atje ku presë, pashë një djalosh veshur alladurçe […]
-Jam shqipëtar, thashë turçen, s’e di. Jam 42-vjeç, t’u ngjatë jeta! Të lutem tregomë klubin e shqiptarëvet se një hamall më gënjeu dhe më solli këtu.
-Këtu, më thotë, është klubi ynë. Nga të kemi?
-Nga lumi që të marë…
-Sonte kemi mbledhje, se kushërir’i presidentit që vete nesër undë Seres… -më ndje se të pres fjalën, ç’domethënë mutesarif ndë shqipen?
-Domethënë…qysh të t’ap të kuptosh, kur nukë ditke turçen…
-Po sose fjalën dhe rrëfemë çdo të bëjë ky mutesarif sot këtu?
-Do të na flaës për Shqipërinë, gjer’e gjatë, se është njeri fort i ditur. Vallahi të rrish ta ndëgjosh.
Ndenja ndë një bri, me zemër të gëzuar, se do të ndëgjojë edhe unë një bej shqipëtar, ndër der’ e Frashërit, të na flaës shqip për mëmë-dhenë. Pas pakë erdhi beu, duart e anëtarëve u përpoqnë me një të madhe trokëllimë…
Beu qenkej i thatë, i verdhë, me një fytyrë fort të shëmtuarë e të dobët, nofta nga dituria e madhe. M’erdh ndër ment Klubi i të liqve në Londër, që kish për kryetar Karlon e II-të.
Beu tundi kratë, u koll pakëzë, fshiu buzët, hapi gojën dhe tha…Mos pritni t’u them se ç’tha, për Zonë s’kuptova dot mirë, se fjalët rrokulliseshin si dhëntë njëra pas tjetrës, cat ë bardha cat ë zeza ca syska, ca bejka, ca ruda, ca kalesha, ca shyta, ca me brirë, pot ë gjitha plaka të shkuara e të vjetra.
Në foli për Shqipërinë, jo besa! Foli për Turqinë.
Alldupi ka qënë kështu, ka qënë ashtu, ka bërë këtë, atë,,,Komb i bukur. Trima të vërtetë…Zotuan të gjithë botën…sa dhe sot gjendet një xhami ndë Vjenë. Ç’është Evropa përpara Tyrqisë? Ata që lëvdojnë krishtërimnë, janë të marrë. Besa jonë është e vërtetë! Turqia duhet të rrojë që të lulëzojë faq’e dheut…Që të rrojë Turqia ndë mest’ Europës duhet të mbanë vetë fuqinë ndë duar të tyre, d.m.th. ata vetëm të jenë ministorë, valinj, kumandanë, ushtarë e gjykatës!…
Të krishterët duhet të punojnë, se janë lindur vetëm për punë, për mjeshtëri e për bujqësi…Dhe kështu me këtë mënyrë tyrqit, thotë mundin ta mbajmë fuqinë, të kenë në dorë givenën…dhe kështu do të rrojë me jetë!
Këto qenë fjalët e fundit të beut mutesarifit! Duartë u përpoqnë fortë, anëtarët u lëshuanë të ngjatjetojnë bëjnë…Zemëra më qante dhe thashe me vetëhe time:
-T’u thaftë goja, more beu ynë, të plastë koka, more beu ynë. Të paskan lënë mënt, more beu ynë! Qënke veshgjatë, more beu ynë! Qenke tyrk, more beu ynë. Qenke xhonturk, more beu ynë. Në klub të shqiptarëvet na the si duhet të sillet Turqia që të shpëtojë nga rreziku i sotmë dhe të rrojë për jetë, pse s’fole një fjalë për Shqipërinë?
Pse? Apo s’keshe se ç’të thoshe? Apo të erthi frikë nga xhontyrkit që të dërguan mutesarif ndë Sere që të haç pilaf? Po aher, ç’të shtrëngojti që të lëvdoshë turiqt dhe të shaç kaurët? Pse s’t’u tha gjuha ndë gojë?!…Mos na thuani tjatër herë se ini ju shqiptarë, mos na çani kryet me gënjeshtra, se kemi kupëtuar mirë se ç’kini ndë zëmër tuaj. Ju punoni për Tyrqinë e jo për Shqipërinë. Fanatizma u ka verbuar. Duani t’u mbesojnë për shqiptarë? Dilni nga buk’ e turkut, hani bukën me djersë sin eve e jo duk’ e rrjepur Evropit që ndriçon botën, zbukuron mendjen, të mejtoni dhe të silli si perndimasit (evropasit), në dojni të rroni ndë mes të Evropësë[…]
Besa jo, shqiptarët myslimanë s’janë të tërë si ky faqesi i çmendur që lëpin, me fare e me fis çanakët e xhonturqvet dhe për këtë shkak i flaket zotit të rojë Turqia për jetë ndë Shqipëri. Zoti mos i ndigjoftë të tillë njerëz të poshtër e këpucgrisur.
Rroftë Shqipëria e lirë, u shoftë klub i Selanikut, se qenka i xhonturqve e jo i shqiptarëve. U shofshin të tërë klubet e Shqipërisë në punojnë me xhonturqit dhe në kanë për qëllim çarje dhe armiqësi ndëmes të shqiptarëve mysliman’e të krishterë.
Rroftë dashuria. Rroftë bashkimi!
‘’Rrufeja’’ Kajro nr 8 gusht 1909 A. Z. Çajupi /MekuliPress