6.1 C
Pristina
Tuesday, December 7, 2021
Home KËSHILLA Pse duhet konsumuar ujë para vaksinimit kundër Covid-19

Pse duhet konsumuar ujë para vaksinimit kundër Covid-19

Të gjithë e dinë se vaksinat kundër koronavirusit mund të shkaktojnë më pak efekte anësore dhe kjo është arsyeja pse një sërë ekspertësh besojnë se konsumimi i ujit mund të ndihmojë

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandojnë që ata që marrin vaksinën të qëndrojnë mjaftueshëm të hidratuar nëse zhvillojnë ethe si një efekt anësor.

Kompania farmaceutike CVS rekomandon konsumimin e ujit përpara vaksinimit në mënyrë që të zvogëlohen gjasat që një personi të fikët gjatë marrjes së vaksinës.

“Ne e rekomandojmë këtë sepse vumë re në prill se disa njerëzve u ra të fikët gjatë vaksinimit kundër coronavirusit. Rritja e volumit intravaskular mund të ndihmojë në parandalimin e sinkopës vasovagale që çon në të fikët”, tha zëdhënësi i CVS, Matt Blanchette për revistën “Health”.

Në faqen e CDC-së thuhet se dhënia e ushqimeve apo lëngjeve për pacientët mund të parandalojë rastet e të fikëtit, por theksohet se nevojiten kërkime të mëtejshme.

“Dëshironi të jeni të hidratuar në rast se keni temperaturë, sepse në këtë mënyrë ju lehtësoni dhimbjen e kokës”, tha Thomas Russo, një infektolog në Universitetin në Buffalo.

Ai tregon se ende nuk ka të dhëna që do të vërtetonin se kjo do të ndihmojë në vaksinimin kundër koronavirusit.

“Megjithatë, konsumimi i ujit para vaksinimit nuk mund të dëmtojë në asnjë rast. Pra, nuk ka asnjë arsye për të mos pirë një gotë ujë,” shtoi Russo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Pse flemë? Shkencëtarët nuk e dinë ende, por e kanë një hipotezë

Të gjitha kafshët flenë, madje edhe krimbi i rrumbullakët dhe i vogël Caenorhabditis elegans. Shkencëtarët janë përpjekur prej kohësh që ta kuptojnë pse ndodh gjumi. Ata kanë bërëshumë prova me minjtë në laborator, por të...

“Ja pse shqiptarët kanë sukses kur largohen nga Atdheu?”

Eksperti i Turizmit, Auron Tare, përmes një postimi në facebook ka sjellë në vëmendjen e ndjekësve të tij rastin e George Tames,...

Ky ushqim në mëngjes mbron imunitetin dhe mban larg gripin

Me ardhjen e vjeshtës vijnë edhe infeksionet virale të cilat tashmë në periudhë pandemie bëhen akoma më të rënda.

“Pallati Stratigò”, dëshmi e kulturës arbëreshe që prej vitit 1533

Foto Ilustrim: Pallati Stratigò Pallati Stratigò, është një ndër ndërtesat më të njohura në Lungro, një nga “qytezat e...

Recent Comments