6.1 C
Pristina
Wednesday, December 1, 2021
Home Uncategorized “Genocid për pastrim etnik”, si grekët bombarduan fshatin e Bolenës, një realitet...

“Genocid për pastrim etnik”, si grekët bombarduan fshatin e Bolenës, një realitet i përgjakur që nga foshnjat deri tek të moshuarit

Në emisionin “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj këtë të dielë u trajtua ngjarja e vitit 1914, në fshatin e Bolenës.

Përllogaritjet nga pala shqiptare në rezolutën ndaj Lidhjes së Kombeve në qindra milionë dollarë, si dhe shifra e madhe e të vrarëve dhe masakruarëve që arriti afro 50 mijë të vrarë, bëri Asamblenë e Përgjithshme në rezolutën e saj nr 260A ta klasifikonte menjëherë më 12 janar 1915 “Genocid për pastrim etnik”

Bolena, fshati që ndryshe quhet  “Perëndia e Diellit”

Brezat stërgjyshor me plot mund, gjak e sakrifica përballuan sfidrat e kohërave, mbijetuan në trojet e veta, duke ruajtur të shenjtë, gjuhën,historinë,kulturën, doket e zakonet e të parëve.Ky thesar i madh shpirtëror, historik e etnokulturor që na i bënë dhuratë etërit dhe stërgjyshrit tanë duhet ta përcjellim në breza.

Në vendëlindje aty nis jeta, aty gjenden historia e të parëve, aty janë edhe varret.Aty është shtëpia e vjetër, oxhaku, tymi, vatra, pragu, përkëdheljet e prindërve.

Mes atij vëndi autokton janë edhe hidhërimet, humbja  e njerëzve më të dashur.

Po në këtë tokë e nën këtë qiell flakërojnë e bëjnë dritë edhe emrat e trimave e kapedanëve. Ata janë 60 heronjë të Bolenës, që derdhën gjakun në çdo cep të Shqipërisë.

Emri i këtij fshati epik  është si një baladë ngulur në zemrën e shpateve të Çipinit, duke zbritur në lumin valëkaltër të Shushicës.Udhët e gjata të shekujve mbështjellin me vete historinë e Bolenës.Kumbimi i eposit përcjellë si shkreptimë në qiell,kumbimin  e armëve të Leskodukajve.

Përmes këtij kumbimi era historike shpalos  abetaren e parë të Isuf Bushit, heroin Toto Hosi si dhe 60 dëshmorët e lirisë, që janë epopeja e lavdisë për Bolenën dhe kombin.

Aktet trimërore të këtij fshati të vogël në zemër të Labërisë përçojnë bujari e fisnikëri, por mbi të gjitha teimëri.Bolena në lashtësi është quajtur “Perëndia e diellit”

Vëndbanimi më i lashtë në këtë zonë  është “Ceria”

E cila gjendet në veriperëndim të Bolenës, aty ku takohet lumi i Smokthinës me Shushicën, ku edhe sot duken mbeturinat e një qyteze e të kalasë së saj.Edhe  në anën lindore të Bolenës  rrëzë malit të Këndrevicës ndodhen mbeturinat e një vendbanimi të vjetër që i përket epokës së bronxit, rreth 4000 vjet më parë.

Në këto anë në trevën e Kurveleshit ka qenë shtrir fisi Ilir i Kaonëve, ndërsa në veri të tij në luginën e lumit Shushica ndodhej fisi tjetër Ilir i Amantëve.  Pasoja të ndjeshme kanë patur këtu pushtuesit romakë të cilët filluan ti okuponin territoret Ilire në vitin 168 p.e.s  dhe vende të tilla të fortifikuara si Ceria, Nivica mund të jenë shkatrruar tërsisht nga romakët.    

Rezistenca e popullit shqiptar…

 Erdhi duke u rritur derisa u shëndërua në një luftë të madhe nën udhëheqjen e Skënderbeut. Ajo u bë pengesë kryesore e perandorisë Osmane. Lufta antiturke e popullit tonë vazhdoi.Në historinë e jugut janë kryengritja e vitit 1481 e udhëhequr nga Gjon Kastrioti, trashëgimtar i Skenderbeut, si dhe ajo e vitit 1492, kryengritja e Himarës. Kjo kryengritje mori përmasa të mëdha, saqë u detyrua të merrte pjesë vet Sulltan Bajaziti II me një ushtri të madhe. Kryengritjet e Labërisë u bënë qëndresë e fortë. Që nga lart ata lëshonin mbi ushtarët turq shkëmbinjt e malit.Kjo ishte një kryengritje që shkatrroi shumë fshatra asaj kohe.  

 Pas shpalljes së pavarsisë përpara popullit shqiptar dhe qeverisë së Vlorës qëndronin probleme të mëdha.Të ngrihej shteti i pavarur në administratën e forcat e tij të qrmatosura të siguroheshin në arenën ndërkombëtare.Çdo krahinë, qytet e  fshat kishte detyra të vecanta.Bolena dhe zona e Mesaplik-Kurvelesh, duke qenë afër Vlorës ishte e një rëndësie të veçant në cështrimin e qeverisë, pikërisht kjo ishte arsyeja që Ismail Qemali i vizitoi disa fshatra  midis tyre ishte edhe Bolena.Thuhet se fillimi i vitit 1913 ai u prit në shtëpinë e Manxhar Sulçes.

Gjatë luftës ballkanike tetor 1912 maj 1913, kur Turqia  po detyrohej të tërhiqej, Greqia shfrytëzoi situatën dhe nisi ushtritë e saj për të aneksuar Shqipërinë e jugut.Ushtria greke pasi zbarkoi në Himarë edhe e zaptoi atë, sulmoi në drejtim të Kurveleshit e të Dukatit.

Më 28 dhjetor të 1912 komanda e forcave vullnetare  me qëndër në Kuç i dërgon qeveris? së Vlorës  telegram: Qysh dje vazhdojnë luftimet kundër postave tona.Armiku është në gjëndje ofensive.Patrullat pararojë i kanë prurë në kufirin e fshatit, deri në vendin e quajtur qafa e Shakllës.

Qerime Cacën, e zuri predha i preu gjirin dhe i vrau vajzën teksa i jepte gji….

Në verën e vitit 1913 ushtria Greke pas luftimesh të ashpra me fshatrat e Kurveleshit të sipërm, mbrriti në malet e Bolenës, këtu ajo u ndesh në një qëndresë të fortë të bolenasve.Luftimet më të ashpra ishin më 7 dhe 8 qershor 1913 në qafën e Ndreut  e në gropën e Trushit. Grekët përdorën artilerinë dhe shkaktuan shumë të vrarë e të plagosur, midis tyre Qerime Cacën, të cilën e zuri predha i preu gjirin dhe i vrau vajzën teksa i jepte gji.

Në këtë pêrleshje u dalluan fshatarët si Arif e  Bejko Rushani, Hakim Liço, Ajas Hyseni e shumë të tjerë. Në një dokument të dalë nga Janina për në Vjenë më 30 qershor 1913, mbasi flitet për luftimet shqiptaro -greke në Tepelenë e Përmet thuhet: Një luftim më i madh midis shqiptarëve dhe trupave greke thuhet se është zhvilluar afër fshatit Poljana (Bolena) ku u vranë 12 shqiptar dhe 2 grek. ARKIVI I INSTITUTIT TË HISTORISË NR 23.1222.

Sipas një informacioni të dërguar nga Isuf Bushi në gazetën “Liria e Shqipërisê” në Sofje, del se grekët e kanë bombarduar Shqipërinë edhe më 7 korrik të 1913 ku janë shkaktuar dëme të mëdha në bagëti e njerëz. Më 25 janar të vitit 1914 një patrullë greke  me mbi 20 vetë  erdhi nga Kuçi në Bolenë, para se të hynin në  fshat ata gjetën te rrethi i tëndës në Guvë Qazim  Sheron dhe i kërkuan të dorëzonte armët.Ai jo vetëm nuk i dorëzoi por edhe i ktheu kundër tyre.Grekët e vranë, mirpo në fshat lajmi u përhap shpejt dhe një grup Bolenas i bënë prit  patrullës greke në në qafë të Çipit dhe i vranë të gjithë.

“Gazeta”Liria e Shqipërisë” nr 81, 5 gusht 1913

Në Guvë në brinjë/Grekët dhanë agoninë

Njëzet mbenë të shtrirë/Aqigoj me suverinë

Si u masakrua Cac Cacaj me sopatën  që  mbante në dorë. U morë me forcë nga grekët dhe me të e coptuan deri sa dha frymën e fundit në pragun e shtëpisë.

Pas disa ditësh grekët sulmojnë Bolenën me forca të mëdha nga ana e Kuçit, hyri në fshat e dogji atë tërsisht dhe vrau disa vetë.

Mes këtyre të vrarëve ishte edhe Cac Cacaj, i cili ndodhej brenda banesës së motrës së tij.Cac Cacaj nuk ishte nga ata trima që e lëshonte vatanin, e as i bënte syri tutje edhe pse ishte 74 vjeç.Aty mes mureve prej guri të ftohtë sa jeta por të fortë sa malet qëndroi dhe bëri rezistencë me armët që u ndodhën në banesë.Sopata që ai mbante në dorë u morë me forcë nga grekët dhe me të e coptuan deri sa dha frymën e fundit në pragun e shtëpisë.

Cac Cacaj pasi u zhvarros nga toka në të cilën prehej trupi i tij, pasardhësit e tij panë eshtrat e tij të coptuara nga mjet i fortë prerës.

Caca trimi  nip i Leskoduke  me prejardhje  nga babai që nga  lufta kundër reformave turke, Tanzimati. Dhe kur erdhi vrasësi i fshatit, i largoi të gjithë u tha ju u largohuni pa mua le të më vrasin… 

Mes të vrarêve ishte Laze Abazi dhe një grua Sart Rrodhja.

Një telegram që Vjena i dërgon Athinës  më 11 shkurt të 1914 thotë: Javën e kaluar grekët kanë bombarduar fshatin e paokupuar kurrë, Bolenën që ndodhet në Kurvelesh…

“Arkivi I Institutit të Historisë, dokumenti 8326.

Asgjë nuk harrohet!

Më 1914, vit që filloi i mbushur me furtuna, shqiptarët nuk po kuptonin se kujt kombësie i përkisnin, pasi shteti i parë po tretej me shpejtësi. Kjo gjë bëri që forcat greke të udhëhequra nga ushtarakë të dështuar në frontin osman, por hakmarrës ndaj popullit shqiptar, kryesoheshin edhe nga peshkopi i Janinës pas rënies së saj, në një vazhdimësi vrastare për të mbajtur gjithë territoret e Jugut shqiptar.

Fshatrat së Vlorës e Labërisë i kishin parë qysh pas rënies së Osmanëve në Luftrat Ballkanike mizoritë e grekëve në këto anë, gjë që i bënte ata të vendoseshin në një luftë të vetmuar, duke i kërkuar qeverisë së parë Vlora ndihmë. Ngjarjet e mëdha, si caktimi i kufijve jugorë me Greqinë në vjeshtë të 1913, bëri që ushtritë e paraushtarakëve të quajtur andartë, të mos tërhiqeshin deri sa të vinte në fronin shqiptar një mbret i pranuar prej gjithë Fuqive të Mëdha, Vilhelm fon Vid. Por ëndërra greke ishte bërë një me realitetin, nje realitet i përgjakur me civilë, që nga foshnjat, deri tek pleqtë me masakra njerëzore dhe djegje fshatrash në një numër të jashtzakonshëm, gjë që nuk e kish bërë asnjë luftë më parë.

Kjo përllogaritej nga pala shqiptare në rezolutën ndaj Lidhjes së Kombeve në qindra milionë dollarë, si dhe shifra e madhe e të vrarëve dhe masakruarëve që arriti afro 50 mijë të vrarë, bëri Asamblenë e Përgjithshme në rezolutën e saj nr 260A ta klasifikonte menjëherë më 12 janar 1915 “Genocid për pastrim etnik” Përpjekjet e Princ Vidit për të mbledhur një forcë luftarake me shqiptarë dhe për tju kundërvënë invazionit grek po sabotoheshin si nga jashtë dhe nga brenda, ku në një situatë të pashpresë ai u detyrua të urdhëronte për të ndjekur ngjarjet në Jugun e Shqipërisë, kolonelin e xhandërmarisë holandeze Tomson.

Krahina e Labërisë, e goditur në mënyrë të vazhdueshme nga valë të reja andartësh gjakatarë, filluan evakuiemet e popullsisë civile drejt zonave dhe qyteteve jashtë luftës. Këto i bashkoheshin karvaneve me refugjatë ardhur nga territoret që ishin nën goditjen vdekjeprurëse të pushkëve të atyre që para një shekulli me arvanitasit u kishin ngritur po me gjak, shtetin grek.

Historia e Epirit, që ishte shtruar hartave qysh në Kongresin e Berlinit, po kthehej në një realitet të dhimshëm, të përgjakshëm dhe të pashpresë,  ku vetë Fuqitë e Mëdha në një kaos e anarki të pragluftës I Botërore, nuk mundën të radhiten në anën e dhimbjes shqiptare këtë herë. Princ Vidi erdhi vetë në Vlorë dhe i takoi turmat me “muhaxhirë” të Labërisë e deri thellë në Çamëri që po vuanin nga skamja, uria dhe epidemitë. 

“Genocid për pastrim etnik nëpërmjet dëbimit dhe masakrimit të popullsisë civile” si evidentim i krimeve ç’njerëzore ndaj popullsisë shqiptare, do të ishte një pjesë e mjerë e Fuqive të Mëdha ndaj atdheut të Mbrojtësit të Krishtërimit, Skënderbeut. Ata kurrë nuk e harruan armikun që i kish masakruar të afërmit, duke u marrë në mënyrë barbare jetën, gjënë më të shtrenjtë. Asnjë diplomat apo çfarëdo njeriu përfaqësues sot nuk mund të hedhë pluhur harrese atyre plagëve të hapura përjetësisht. Asgjë nuk harrohet!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Mbi 80% e shoferëve dështojnë, kush ka përparësi në këtë rast?

Ndodh jo rrallë që qofshin shoferët, çiklistët apo këmbësorët, nuk thonë me zë të lartë “kush ia ka dhënë lejen këtij?”

5 gabime që bëni gjatë përdorimit të telefonit që mund të jenë fatale për shëndetin

1- Të flini me celularin pranë Një celular në vetvete është një transmetues dhe marrës elektromagnetik i cili lëshon...

Pse nuk përmendet bora askund në Kuran?

Në librin e shenjtë të myslimanëve Kuranin, nuk përmendet bora, por përmenden terma të tjerë që tregojnë të ftohtët dhe acarin. Kurani...

‘Ali Pashë Tepelena u tradhtua nga njeriu më i afërt i tij’, çfarë shkruante gazeta franceze më 1822

“Le Moniteur Universel” ka botuar, të hënën e 25 marsit 1822, në ballinë, një shkrim në lidhje me vrasjen e Ali Pashë...

Recent Comments