Lëngu i shegës, i kuq si një rubin, ofron një sërë vlerash të rëndësishme për organizmin e njeriut. Ai ofron një mariadë të mirash për shëndetin e zemrës, veçanërisht për diabetikët.

Studimet thonë se diabetikët që pijnë lëng shege për tre muaj janë ndjeshëm më pak të rrezikuar nga ateroskleroza. Për më tepër, studimet tregojnë se lëngu i shegës ka aftësinë të ngadalësojë përthithjen e kolesterolit të keq nga qelizat e trupit. Ekspertët thonë se diabetikët janë ndjeshëm më të rrezikuar nga ateroskleroza.

Antioksidantët për shëndetin e diabetikëve
Atersokleroza i hap rrugën sëmundjeve koronare, atakut në zemër, ishemisë dhe problemeve të tjera me qarkullimin e gjakut. Këto probleme mund të parandalohen nëse njeriu sigurohet që të marrë më shumë antioksidantë nga frutat dhe perimet. Antioksidantët që ndodhen me shumicë tek shega janë të rëndësishëm në uljen e rrezikut për sëmundjet e zemrës. Ndryshe nga frutat e tjera, sheqernat natyralë tek shega janë të lidhur me antioksidantë unikë, gjë që pengon rolin e tyre tek shfaqja e aterosklerozës. Organizmi i njerëzve që vuajnë nga diabeti nuk mundet të përpunojë normalisht sheqernat në trup. Për këtë arsye, diabetikët këshillohen të tregojnë kujdes me ushqimet që përmbajnë sasi të mëdha sheqernash, sado natyralë të jenë ato.

Lëngu i Shegës Ul Rrezikun e Diabetit të Tipit 2?
Studimet thonë se lëngu i shegës ul rrezikun e diabetit të tipit 2. Pirja çdo ditë e këtij lëngu, jo vetëm që ul nivelin e kolesterolit të keq por nuk përkeqëson treguesit e nivelit të sheqerit në gjak tek diabetikët. Si masë ditore rekomandohet konsumi i lëngut të një kokërr shege mesatare.

Sa gota me lëng shege mund të pini çdo ditë?
Deri më tani, ekspertët tregojnë se nuk nevojitet një dozë standarde ditore të lëngut të shegës. Me përafërsi, një sasi prej 250 ml deri në 350 ml lëng shege në ditë, është jo vetëm e shëndetshme por edhe e sigurt. Megjithatë, është shumë e rëndësishme të siguroheni që lëngu që po pini është 100% shegë e pastër dhe jo e gatshme me sheqerna të shtuara./AgroWeb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here