6.1 C
Pristina
Tuesday, December 7, 2021
Home ART Osja i Falltores, bejtexhiu dhe instumentisti shkodran

Osja i Falltores, bejtexhiu dhe instumentisti shkodran

Çdo lagje, qytezë a qytet ka nga një personazh të shquar jo për shkak të pushtetit a parasë, por për shkak të aftësive për të argëtuar bashkëkohësit e tij. Një prej tyre ka qenë Osoja ose Osja i Falltores, i lindur në lagjen Dërgut të Shkodrës më 1838. Ishte bejtexhi, instrumentist e ahenxhi. Alfred Rappaport Ritter von Arbengau, zëvendëskonsull i Shkodrës në vitet 1893-1897 shkruan: “… mblodha nga goja e këngëtarit popullor Osja i Falltores një sasi këngësh kombëtare, të cilat, ndoshta, do të kishin humbur. Këto këngë, bashkë me fjalë të urta shqiptare, të mbledhura nga unë, u botuan në vëllimin e gjashtë të ‘Albanesische Studien’ të albanologut Gustav Meyer”. Kësisoj, Osja i Falltores kapërceu pragun e ahengjeve shkodrane, për t’u kthyer në burim të lëndës shkencore. Për nder të Osjes, një rrugë e qytetit të Shkodrës sot mban emrin e tij. Në foto: Kel Marubi (majtas) dhe Emilio Simini (djathtas). Fotografi e Kel Marubit.
Foto: AQSh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Pse flemë? Shkencëtarët nuk e dinë ende, por e kanë një hipotezë

Të gjitha kafshët flenë, madje edhe krimbi i rrumbullakët dhe i vogël Caenorhabditis elegans. Shkencëtarët janë përpjekur prej kohësh që ta kuptojnë pse ndodh gjumi. Ata kanë bërëshumë prova me minjtë në laborator, por të...

“Ja pse shqiptarët kanë sukses kur largohen nga Atdheu?”

Eksperti i Turizmit, Auron Tare, përmes një postimi në facebook ka sjellë në vëmendjen e ndjekësve të tij rastin e George Tames,...

Ky ushqim në mëngjes mbron imunitetin dhe mban larg gripin

Me ardhjen e vjeshtës vijnë edhe infeksionet virale të cilat tashmë në periudhë pandemie bëhen akoma më të rënda.

“Pallati Stratigò”, dëshmi e kulturës arbëreshe që prej vitit 1533

Foto Ilustrim: Pallati Stratigò Pallati Stratigò, është një ndër ndërtesat më të njohura në Lungro, një nga “qytezat e...

Recent Comments