6.1 C
Pristina
Wednesday, December 1, 2021
Home SHKENCË/TECH Japonezët thyejnë rekordin për internetin më të shpejtë në botë – mund...

Japonezët thyejnë rekordin për internetin më të shpejtë në botë – mund të shkarkoni gati 80 mijë filma për një sekondë

Inxhinierët në Japoni kanë vendosur një rekord të ri botëror për internetin më të shpejtë –  dhe është aq i shpejtë sa do të mund të shkarkoni gati 80 mijë filma në vetëm një sekondë.

Shpejtësia e internetit zakonisht matet nga sa të dhëna mund të transmetohen midis dy pajisjeve në një sekondë, transmeton Telegrafi.

Rekordi i ri është 319 terabit për sekondë (Tb/s). Ky është dyfishi i rekordit të mëparshëm botëror për internetin më të shpejt dhe rreth 7.6 milionë herë më shpejt se shpejtësia mesatare e internetit në shtëpi në SHBA (42 megabit për sekondë).

Kabllot me fibër optike: Lloje të ndryshme lidhjesh interneti transmetojnë të dhëna mbi lloje të ndryshme harduerësh. Lidhjet e vjetra dial-up, për shembull, mbështeteshin në telat e telefonit, ndërsa lloji më i shpejtë i internetit i disponueshëm sot – fibra – përdor kabllot me fibra optike.

Këto kabllo transmetojnë të dhëna duke përdorur impulse drite, të cilat udhëtojnë përgjatë fibrave të holla optike me bërthama qelqi ose plastike. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

“Sarajevë, moj motër”, si u fut Nënë Tereza në teatrin e Bosnjes

Libri surprizë i Ylli Polovinës, botuar në Prishtinë Në 324 faqet e librit më të ri të Ylli Polovinës,...

Mbi 80% e shoferëve dështojnë, kush ka përparësi në këtë rast?

Ndodh jo rrallë që qofshin shoferët, çiklistët apo këmbësorët, nuk thonë me zë të lartë “kush ia ka dhënë lejen këtij?”

5 gabime që bëni gjatë përdorimit të telefonit që mund të jenë fatale për shëndetin

1- Të flini me celularin pranë Një celular në vetvete është një transmetues dhe marrës elektromagnetik i cili lëshon...

Pse nuk përmendet bora askund në Kuran?

Në librin e shenjtë të myslimanëve Kuranin, nuk përmendet bora, por përmenden terma të tjerë që tregojnë të ftohtët dhe acarin. Kurani...

Recent Comments