Fotografia e sjellur më poshtë është shkrepur në vitin 1925 në qytetin e New Yourk-ut.
Në këtë foto interesante shihet një polic rrugor teksa ndalon qarkullimin e veturave për ta krijuar një kalim të sigurt për një mace që është duke bartur me vete edhe kotelen e saj.

Fotografia është postuar dhe shpërndarë në rrjetin social FaceBook nga ‘Old Photos’, dhe ka marrë komente të shumta pozitive nga shumë njerëz, përdorues të Facebook-ut.

Veprat e mira dhe humane mund të shfaqen edhe nëpër gjëra shumë të thjeshta, e për dikë një veprim i thjeshtë i yni mund të ketë rëndësi jetësore. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here