6.1 C
Pristina
Tuesday, December 7, 2021
Home KËSHILLA Pse ndjeni dhimbjen e dhëmbit më shumë gjatë natës? Mënyra si ta...

Pse ndjeni dhimbjen e dhëmbit më shumë gjatë natës? Mënyra si ta trajtoni

Arsyet pas dhimbjes së padurueshme dhe si mund ta lehtësoni atë me metoda shumë të thjeshta.

Dhimbja e dhëmbit përshkruhet si e paprecedentë e krejt ndryshe nga dhimbjet e tjera. Ky përfytyrim i dhimbjes vërehet kryesisht natën kur dhëmbi thumbon, godet dhe dhimbja nuk shteron, shkruan AgroWeb.

Natën, dhimbja e dhëmbit është ndjeshëm më e fortë se gjatë ditës dhe kjo e ka një arsye të cilën do ta zbuloni duke lexuar më poshtë, transmeton lajmi.net.

Përse Dhëmbi Dhemb Më Shumë Natën

Ekspertët thonë se dhimbja është më e fortë në mbrëmje dhe e bën më të pamundur ardhjen e gjumit. Kjo ndodh për arsye se kur njeriu shtrihet, gjaku qarkullon me vrull drejt kokës duke shkaktuar një presion të konsiderueshëm në zonat e ndjeshme të gojës. Pozicioni horizontal i trupit dhe qarkullimi i gjakut e bëjnë dhimbjen aq të fortë sa njeriu e ka të pamundur të mbyllë sytë.

Çfarë Duhet Të Bëni Kundër Dhimbjes Së Natës

Ekspertët thonë se pikë së pari duhet të gjeni rrënjën e problemit. Pra, nëse keni një dhëmb të prishur, shkoni sa më parë te dentisti. Por duke qenë se edhe dentisti fle gjumë në atë orë, njeriu ka nevojë për një zgjidhje urgjente. Një nga kurat e trashëguara brez pas brezi në vendin tonë është rakia.

Një gllënkë raki me të cilën mund të bëni gargarë ose ta mbani në anën ku ju dhemb mund t’ju lehtësojë dhimbjen. Kjo praktikë është ndjekur në shumë vende të botës dhe rekomandohet për arsyen se mund të mpijë zonën që dhemb dhe ta shuajë atë.

Ekspertët paralajmërojnë se rakia nuk ka një rol të fortë në luftimin e baktereve, pra është thjesht një zgjidhje tepër afat-shkurtër. Një mënyrë tjetër për të zbutur dhimbjen pulsuese të dhëmbit është që të merrni ilaç kundër inflamacionit.

Këto ilaçe, siç është ibuprofeni, funksionojnë si një zgjidhje e shpejtë ndaj një problemi urgjent. Një tjetër këshillë është që ta mbani kokën ngritur ndërsa jeni shtrirë për të penguar presionin e gjakut. Shmangni ushqimet acidike, të ftohta ose të forta përpara gjumit dhe vendosni diçka të ftohtë në anën e faqes ku ju dhemb.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Pse flemë? Shkencëtarët nuk e dinë ende, por e kanë një hipotezë

Të gjitha kafshët flenë, madje edhe krimbi i rrumbullakët dhe i vogël Caenorhabditis elegans. Shkencëtarët janë përpjekur prej kohësh që ta kuptojnë pse ndodh gjumi. Ata kanë bërëshumë prova me minjtë në laborator, por të...

“Ja pse shqiptarët kanë sukses kur largohen nga Atdheu?”

Eksperti i Turizmit, Auron Tare, përmes një postimi në facebook ka sjellë në vëmendjen e ndjekësve të tij rastin e George Tames,...

Ky ushqim në mëngjes mbron imunitetin dhe mban larg gripin

Me ardhjen e vjeshtës vijnë edhe infeksionet virale të cilat tashmë në periudhë pandemie bëhen akoma më të rënda.

“Pallati Stratigò”, dëshmi e kulturës arbëreshe që prej vitit 1533

Foto Ilustrim: Pallati Stratigò Pallati Stratigò, është një ndër ndërtesat më të njohura në Lungro, një nga “qytezat e...

Recent Comments