6.1 C
Pristina
Tuesday, December 7, 2021
Home ART Studioja e efekteve vizuale që ka punuar në filma si Lord of...

Studioja e efekteve vizuale që ka punuar në filma si Lord of the Rings dhe Avatar shitet për 1.6 miliardë dollarë

Studioja e efekteve vizuale me bazë në Zelandën e Re, e bashkë-themeluar nga regjisori fitues i çmimit Oscar, Sir Peter Jackson është shitur për 1.6 miliardë dollarë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Weta Digital, që ka punuar në filma duke përfshirë Lord of the Rings the Avatar, po blihet nga kompania softuerike e video-lojërave, Unity.

Teknologjia e kompanisë Unity qëndron pas lojërave të tilla sikurse Pokemon Go dhe Call of Duty: Mobile.

Firmat thonë se marrëveshja do të thotë se mjetet e efekteve speciale të Weta-s do të “demokratizohen”.

“Së bashku, Unity dhe Weta Digital mund të krijojnë një shteg për çdo artist, nga çdo industri, që të jetë në gjendje të përdorë këto mjete jashtëzakonisht krijuese dhe të fuqishme”, tha Sir Peter në një deklaratë. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Pse flemë? Shkencëtarët nuk e dinë ende, por e kanë një hipotezë

Të gjitha kafshët flenë, madje edhe krimbi i rrumbullakët dhe i vogël Caenorhabditis elegans. Shkencëtarët janë përpjekur prej kohësh që ta kuptojnë pse ndodh gjumi. Ata kanë bërëshumë prova me minjtë në laborator, por të...

“Ja pse shqiptarët kanë sukses kur largohen nga Atdheu?”

Eksperti i Turizmit, Auron Tare, përmes një postimi në facebook ka sjellë në vëmendjen e ndjekësve të tij rastin e George Tames,...

Ky ushqim në mëngjes mbron imunitetin dhe mban larg gripin

Me ardhjen e vjeshtës vijnë edhe infeksionet virale të cilat tashmë në periudhë pandemie bëhen akoma më të rënda.

“Pallati Stratigò”, dëshmi e kulturës arbëreshe që prej vitit 1533

Foto Ilustrim: Pallati Stratigò Pallati Stratigò, është një ndër ndërtesat më të njohura në Lungro, një nga “qytezat e...

Recent Comments