Për ta shkrirë mishin më shpejt, zakonisht e lëmë në tryezën e punës në temperaturë dhome

Mirëpo, ky nuk është një opsion i mirë, transmeton Telegrafi.

Sipas ekspertëve, bakteret shumohen më shpejt në mish, nëse është në temperaturë dhome, kështu që mishi prishet lehtë.

Problemi është se ndryshimet në të janë pothuajse të padukshme.

Është shumë më mirë të shkrini mishin në frigorifer. Lëreni për një kohë, edhe pse zgjat shumë, sepse do të jeni të sigurt.

Gjithashtu, ekziston një truk i thjeshtë për shkrirjen më të shpejtë të mishit.

Mund ta vendosni në një enë hermetike me ujë të ftohtë, i cili duhet të ndërrohet për gjysmë ore dhe mishi do të shkrijë shpejt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here