Një nga kryengritjet shqiptare më të përgjakshme, që pas vdekjes së Skënderbeut ishte Revolta Shqiptare e 1843-1844, e njohur ndryshe si Kryengritja e Dervish Carës, ishte një kryengritje e shekullit të 19 në Shqipërine veriore e drejtuar kundër Reformave osmane të Tanzimatit që nisën në vitin 1839 dhe po viheshin në veprim në viset e Shqipërisë. Shkaku i drejtpërdrejtë i kryengritjes ishte arrestimi dhe likuidimi i pashallarëve shqiptarë vendas. Kryengritësit, të cilët drejtoheshin nga Dervish Cara, me nje ushtri prej 10,000 vetesh, patën edhe mbështetjen e popullsisë së krishterë dhe u ndihmuan nga pashallarët e tjerë. Kryengritja filloi në Shkup në korrik 1843 dhe u rrit fuqishëm kur një ushtri osmane nën Hajredin Pashën, u përpoq të rekrutonte shqiptarë vendas në ushtrinë e rregullt. Në nëntor kryengritësit çliruan Gostivarin dhe në janar 1844 pas luftimeve të ashpra me ushtrinë osmane ata moren Tetoven. Në shkurt 1844 rebelët sulmuan dhe pushtuan Shkupin. Ata krijuan një Këshill të Madh të udhëhequr nga Dervish Cara që ishte organi suprem i administratës së sapokrijuar në trevat e çliruara. Në shkurt 1844 rebelët morën Kumanovën. Pas Kumanovës, rebelët pushtuan Preshevën, Bujanocin, Vranjen, Leskovcin dhe territore të tjera tani në Serbi. Rebelimi u përhap në Peje, Gjakove, Prizren dhe Shkodër. Në pranverën e vitit 1844 rebelimi arriti në Oher dhe Manastiri në jug, Shkoder në perëndim, Vranje dhe Leskovc në veri dhe Kumanovë në lindje. Kryengritësit u dërguan një letër shqiptarëve të Sanxhakut të Janinës, duke i kujtuar ata si vëllezër dhe duke u kërkuar që të mos luftonin për ushtrinë osmane. Nga frika e një zgjatjeje të mëtejshme të rebelimit, qeveria osmane u përpoq të fitonte pak kohë përmes negociatave. Kërkesat e rebelëve ishin: 1. Heqja e taksës ushtarake për rekrutimet shqiptare. 2. Zëvendësimi i funksionarëve osmanë që nuk e dinin gjuhën shqipe me shqiptarë vendas. 3. Njohja e autonomisë së Shqipërisë. Kërkesat e rebelëve nuk u pranuan. Kryekomandanti Osman Omer Pasha u premtoi shqiptarëve se nëse do të dorëzonin armët do të merrnin autonomi. Në të njëjtën kohë në Manastir u dërgua një ushtri osmane prej 30.000 vetësh, e udhëhequr nga Omer Pasha. Bib Doda, Kepadan i Mirdites, erdhi me njerëzit e tij për të ndihmuar osmanët.
^ Vickers, Miranda (1999). The Albanians: A Modern History (3 ed.). IBTauris. for. 25 ISBN 1-86064-541-0.
^ Stefanaq Pollo (1983). History and Shqipërisë: Vitet 30 të shek. XIX-1912 . Akademia and Shkencave and RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë