Nuk bëhet fjalë për t`ju bërë paranojak e të mendoni se keni dikë në krah, por flitet për disa gjëra që nuk i dini e që duhet të jeni në dijeni. Kaloni përmes këtij artikulli, përtej kabinës, për të parë se si argëtohen stjuardesët me njëri-tjetri. Si i trajtojnë udhëtarët dhe çfarë pëlqejnë të bëjnë e të mos bëjnë?

Arsyeja e vërtetë përse vrapojnë pas jush kur jeni duke zënë vend
Gjatë fluturimit stjuardesët duken shpesh si instruktorët e stërvitjes që të thonë në çdo moment se çfarë duhet apo nuk duhet të bësh. Duket se e gjithë kjo nuk bëhet vetëm për t`u bërë fluturimi në kohën e duhur. Ish-stjuardesa e quajtur Shawn Kathleen ka treguar se ato paguhen në bazë të orëve dhe ora fillon të numërohet në momentin që mbyllen dyert e avionit dhe nisen për fluturim. Ndaj edhe ngulmojnë që ju të uleni, e t`i bëni gjërat në kohën e duhur.

Ekuipazhi i fluturimin nuk bën festë gjatë fluturimit, ose ndoshta bën pak
Nuk ka lidhje situata e përhershme me atë që shfaqet në 5 minutat e para të filmit “Flight”. Megjithatë ata marrin kohën e duhur për të ngrënë mirë, për të parë televizor e për të bërë një sy gjumë. Ka disa linja ajrore që kanë politika të rrepta dhe nuk është fare çudi që përpara fluturimit të të bëjnë testin e drogës, kështu që askush nuk mund të tallet me këtë gjë.

Po, stjuardesët flasin për ty
Ata kanë edhe kodet e tyre për t`ju komentuar juve. Për shembull mund të ndodhë të thonë: “Kam një kafe të nxehtë në 3B”, do të thotë se në sediljen 3B qenka një djalë, ose një vajzë simpatike.

Stjuardesët mund t`ju gjuajnë
Përpos trajnimeve për ndihmën e parë, pritjen e foshnjave, apo ndërhyrje në raste zjarri, ata mësojnë edhe teknika për vetëmbrojtjen. Kështu që nëse ia bëni borxh do t`ju gjuajnë.

Nëse bëheni të këqinj, atëherë stjuardesët do ta punojnë pas shpine me pijen tuaj
Po mendoni se ç`mund të bënin me gotën tuaj? Më e keqja do të ishte që t`ju pështynin në të.

Mos mendoni që stjuardesët nuk po e vënë re se dëshironi t`i bashkoheni klubit Mile-High
Klubi Mile-High është fenomeni kur njerëzit kryejnë marrëdhënie seksuale në avion, në një lartësi të caktuar. Stjuardesët do ta vënë re qëllimin tuaj dhe jo gjithmonë do t`ju ndalojnë, pasi jeni të rritur.

Tualetet janë me të vërtetë të shpifura
Por shumë pranë nivelit të papastërtisë së tualeteve janë edhe tavolinat. Ndonjëherë njerëzit i përdorin për të ndërruar pelenat e fëmijëve. Është e shëmtuar të mendosh që herën tjetër, në të njëjtën tavolinë dikush do hajë dhe dikush do mbështesë kokën për të fjetur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here