6.1 C
Pristina
Tuesday, December 7, 2021
Home KULTURË Lahuta e vetme në Shqipëri dhe një thirrje shtetit

Lahuta e vetme në Shqipëri dhe një thirrje shtetit

Për të gjithë ata që e njohin mirë, lahuta është e shenjtë. Kjo vegël e lashtë muzikore, këndoi kreshnikët legjendarë në gjuhën e të parëve. Dhe po ata, të cilët, ia kanë njohur këngën, e dinë se, lahuta shqiptare është më arkaikja./Konica.al/

Numërohen 17 vjet, që Lumturije Nonaj ngjitet në skenë. Brenda dhe jashtë Shqipërisë, ajo me lahutën e këngët epike, përcjellin jehonën e Alpeve shqiptare.

Lumturija është e para dhe e vetmja lahutare, që mban gjallë një traditë të hershme të folklorit shqiptar.

Me prejardhje nga Shkreli i Malësisë së Madhe, Lumturija është mbesa e lahutarit të njohur Gjokë Nonaj, i cili, nuk iu nda lahutës deri në moshën 107-vjeçare, kur edhe ndërroi jetë. Lumturija thotë se, dëshira e saj, është që të mos jetë e vetme si lahutare.

“Si familje, brez pas brezi jena lahutarë. Edhe unë nuk kisha si të jem ndryshe, por lahutare. Edhe jam vazë e vetme në shtëpi. Jam lahutare e vetme në Shqipëri dhe rajon. Dëshirë, nuk e kam me kenë e vetme. Kam qejf të jenë plot lahutare, sikurse janë edhe burrat.”, thotë ajo, për VOA.

Krahas lahutës, Lumturija përdor edhe 12 instrumente të tjera të folklorit popullor të trevës Veriore të Shqipërisë, por lahuta, – sikur shprehet, – është mbretëresha e të gjitha veglave muzikore.

“Mbi lahutën, nuk vë asgja. Kjo është mbretëresha e të gjitha veglave dhe, me të, edhe atdheu ynë do të ketë merita shumë të mëdha. Sepse, me lahutë i këndohet trimërisë, i këndohet legjendave.”

Lumturija e mësoi lahutën duke parë vëllezërit dhe xhaxhain e saj, që i binin lahutës në raste familjare, por edhe në festa të ndryshme. Nuk është diçka e vështirë, – thotë ajo – dhe shton se edhe tekstet e meloditë tashmë i krijon vetë.

“Nuk është një vegël që mësohet me shumë vështirësi. Është shumë e rehatshme. Më pëlqen sepse është një vegël shumë e vjetër dhe kërkon të mbajë trashëgiminë e brezave”, – thotë Lumturija. ​

Lahuta është një dëshmi e lashtë kulturore dhe këngët e shoqëruara me lahutë, përgjithësisht i këndojnë traditës, frymës epike dhe historike ndër shekuj, bashkë me eposin e kreshnikëve.

Lahutarja e vetme, gjen rastin të shprehet se shteti shqiptar, duhet të interesohet më shumë, për ta ruajtur këtë traditë të pasur kombëtare, sa edhe përcjellë ndër breza.

Lahuta, është mbretëresha e instrumenteve tona të vjetra muzikore dhe një lahutar, atë nuk do ta falte, as nuk do ta shiste kurrë… Ajo ishte e familjes.

Në rastet kur kulla nuk kishte lahutarë, lahutës i binin vajzat e nëse vajzat nuk dinin dhe familja nuk kishte asnjë burrë, lahuta lihej diku në tavan ose në sënduk, nën rrobat e vdekjes…/Konica

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Pse flemë? Shkencëtarët nuk e dinë ende, por e kanë një hipotezë

Të gjitha kafshët flenë, madje edhe krimbi i rrumbullakët dhe i vogël Caenorhabditis elegans. Shkencëtarët janë përpjekur prej kohësh që ta kuptojnë pse ndodh gjumi. Ata kanë bërëshumë prova me minjtë në laborator, por të...

“Ja pse shqiptarët kanë sukses kur largohen nga Atdheu?”

Eksperti i Turizmit, Auron Tare, përmes një postimi në facebook ka sjellë në vëmendjen e ndjekësve të tij rastin e George Tames,...

Ky ushqim në mëngjes mbron imunitetin dhe mban larg gripin

Me ardhjen e vjeshtës vijnë edhe infeksionet virale të cilat tashmë në periudhë pandemie bëhen akoma më të rënda.

“Pallati Stratigò”, dëshmi e kulturës arbëreshe që prej vitit 1533

Foto Ilustrim: Pallati Stratigò Pallati Stratigò, është një ndër ndërtesat më të njohura në Lungro, një nga “qytezat e...

Recent Comments