Të gjesh se cila gjuhë flitet më shumë në një vend është shumë e lehtë pasi është edhe gjuha zyrtare e atij shteti.

Por, gjuha e dytë më e folur në një vend jo gjithmonë është e lehtë për t’u gjetur.

Por universiteti “Olivet Nazarene”, shkruan Business Insider, ka zhvilluar një studim të mrekullueshëm duke zbuluare se cila është gjuha e dytë më e folur në shumicën prej shteteve të botës. Këto të dhëna janë nxjerrë nga “World Factbook” i CIA-s.

Interesant është edhe fakti tjetër se në Shqipëri, gjuha e dytë më e folur nuk është anglishtja dhe as gjuha italiane, por është greqishtja.

Duke analizuar gjuhën e dytë më të folur në një vend mund të zbulojmë shumë për historinë e atij vendi apo edhe rajonit përreth.

Për shembull, Algjeria, Tanzania dhe Tunizia që të gjitha gjuhën e dytë më të folur kanë frëngjishten meqë ato kanë qenë koloni të Francës.

Ndërsa Shqipëria e ka vende fqinj Greqinë dhe një pjesë e madhe shqiptarësh kanë emigruar atje, ndërkohë që në vendin tonë ka edhe minoritarë grekë.

Në Bosnje e Hercegovinë, gjuha e dytë më e folur është kroatishtja, në Mal të Zi serbishtja sikurse edhe në Kroaci, ndërsa në Maqedoni dominon shqipja./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here