6.1 C
Pristina
Wednesday, December 1, 2021
Home KURIOZITETE Pesë mitet mbi spartanët, që duhet të ndaloni së besuari

Pesë mitet mbi spartanët, që duhet të ndaloni së besuari

Filmi i famshëm “300” ngjalli një interes të madh të publikut mbi spartanët, dhe krijoi shumëfansa në mbarë botën. Ai i portretizon spartanët si luftëtarët e egër të botës së lashtë, të cilët nuk u dorëzuan asnjëherë, dhe që ata ishin njerëz fisnikë që i rezistuan një armiku despotik.

Në fakt spartanët ishin mjeshtra të politikës, dhe jo të luftës. Ata mbështeteshin tek aleatët e tyre, dhe jetonin në një shoqëri shtypëse të bazuar tek skllavëria. Ja cilat janë 5 mitet e rreme mbi ta, të cilat ju nuk duhet t’u besoni më:

Miti nr.1: Spartanët ishin gati të pathyeshëm, dhe nuk u dorëzuan asnjëherë

Spartanët ishin një forcë luftarake e mirë–organizuar. Megjithatë, pjesa më e madhe e suksesit të tyre ishte për shkak të punës në grup dhe zgjuarsisë taktike, dhe jo ndonjë heroizmi të jashtëzakonshëm. Në kulturën popullore, spartanët tregohen si luftëtarë të guximshëm që mund të përballen me çdo ushtri. Por nuk ndodhte gjithmonë kështu.

Spartanët ishin më të aftë në manovra politike sesa shtetet e tjera greke, gjë që i ndihmoi ata të vendosnin hegjemoninë në Greqi. Sipas Herodotit, Sparta u përball me qytetin-shtetin e Argosit në vitin 546 Para Krishtit. Për të shmangur viktimat, secila palë vendosi në fushën e betejës 300 luftëtarët e saj më të mirë.

Ne e njohim këtë betejë si “Beteja e 300 kampionëve”. Në fund të betejës, mbijetoi vetëm 1spartan dhe 2 luftëtarë të Argosit. Spartanët korrën disa fitore të jashtëzakonshme kundër grekëve dhe persëve, por humbën po aq beteja ndaj tyre. Miti i luftëtarëve të pathyeshëm spartanë u formua shumë më vonë, falë letërsisë perëndimore, por edhe fuqive të mëdha tëkohës.

Miti nr. 2:300 spartanë ndalën një ushtri të madhe perse në Termopile

Beteja e Termopileve është shndërruar në një sinonim të heroizmit, me shumë poezi dhe tregime të panumërta kushtuar Leonidhës dhe njerëzve të tij, që vdiqën në betejë duke refuzuar të dorëzoheshin. Në fakt rezistenca rezultoi e pa vlerë, pasi persët i arritën synimet e tyre.

Miti thotë se grekët luftuan kundër persëve me 7000 burra. Ndërkohë 300 spartanë, 700 thespianë, 400 tebanë, 900 ilotë (skllevër spartanë) dhe 1000 fokianë refuzuan që të largoheshin nga beteja. Në fakt nuk ishin 300 spartanë ata që luftuan kundër 100.000 persianëve. 3000 trupa është një vlerësim më i saktë.

Shumë historianë modernë e kritikojnë Herodotin për nderimin e tepruar ndaj spartanëve. Mbreti spartan Leonidha, e udhëhoqi të gjithë ushtrinë greke. Spartanët ishin shumë të aftë nëpunën ekipore dhe koordinimin, ndaj ishin udhëheqës të natyrshëm. Për pasojë Leonidha mori shumë lëvdata për mbrojtjen.

Miti nr.3: Spartanët luftonin lakuriq, vetëm me shtiza dhe mburoja

Portretizimet artistike të luftëtarëve në qeramikën e lashtë greke, i përshkruanin ata si gjysmë të zhveshur, gjë që i nxiti njerëzit në Mesjetë dhe epokën moderne, të supozojnë se spartanët luftonin pa asnjë mbrojtje trupore. Në realitet, ata mbanin të njëjtin armaturë si çdo regjiment grek i asaj kohe.

Ata mbanin në kokë një helmetë bronzi. Një armaturë e njohur si ‘kuiras’ mbronte pjesën e sipërme të trupit. Ndonjëherë, spartanët mbanin veshur një ‘linotoraks’, dhe pajisje mbrojtëse për pjesën e poshtme të këmbëve. Ata e mbanin shpatën në brez. Pra ishin shumë larg imazhit që paraqitet në filmin “300”.

Miti nr.4: Spartanët mbrojtën kauzën e unitetit grek kundër persëve

Spartanët ishin ndër mendjet më të mëdha politike të kohës së tyre. Ata formuan Lidhjen Peloponeziane, duke krijuar një aleancë të pabarabartë me qytetet-shtetet greke përreth. Ky koalicion përfshinte gjithashtu Korintin, Kithirën, Melosin, Pilosin, Mantinenë, Elisin, Epidaurin, Beotinë, Lefkadhën dhe Ambrakinë.

Sparta besonte se demokracitë si Athina do ta shkatërronin mënyrën e tyre të jetesës, e cila ishte shijimi i kohës së lirë në kurriz të skllevërve të njohur si ilotë, si dhe kufizimi i shtetësisë vetëm tek elita politike. Por Sparta nuk iu bashkua një aleancë mbarë-greke kur persianët e pushtuan Greqinë në vitin 492 Para Erës Sonë, që solli edhe Luftën e Parë Greko-Persiane.

Gjatë Luftës së Dytë Greko–Persiane, Kserksi nisi të dërgonte lajmëtarë në shtete të tjera përveç Spartës dhe Athinës. Spartanët e dinin se nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të luftonin. Përndryshe, statusi i aleancës së tyre të brishtë do të ishte në rrezik.

Pra megjithëse spartanët iu bashkuan luftës kundër persëve, kjo ishte për interesat e tyre vetjake, dhe jo për konceptin e kombësisë “greke”, siç interpretohet zakonisht sot. Më vonë spartanët bashkuan forcat me persët, për t’i mposhtur athinasit në Luftën e Peloponezit.

Miti nr.5: Shoqëria spartane, përbëhej nga njerëz të lirë që mbrojtën kauzën e lirisë

Skllevërit, të njohur si ilotë, ishin ata që mbanin në këmbë shoqërinë spartane. Trajtimi ndaj tyre i tmerrshëm. Ilotët ishin skllevër grekë nga rajonet e Lakonisë dhe Mesenisë të shtetit spartan. Spartanët i skllavëruan vendasit, dhe i detyruan të bënin punë të rëndomta si ndërtimi, peshkimi, bujqësia, blegtoria e kafshëve dhe punët e shtëpisë për llogari tëqytetarëve spartanë.

Synimi i ekzistencës së ushtrisë spartane, nuk ishte të zmbrapste pushtuesit apo të ndërmerrte pushtime të rëndësishme ushtarake. Ajo u trajnua se si të shtypte revoltat e ilotëve dhe si t’i mbante ata nën kontroll.

Por ilotët shërbyen gjithashtu edhe si një këmbësori ndihmëse për ushtrinë kryesore spartane,dhe 900 ilotë vdiqën në Betejën e Termopileve. Ndaj kur Leonidha i referohet “burrave të lirë” në filmin “300”, ai i drejtohej në fakt elitës skllavopronare ku bënte pjesë edhe vetë. / History of Yesterday – Bota.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

National Geographic për shqiptarët: As vdekja nuk i tund nga vendi

Sot shqiptarët, arabët, armenët, bullgarët, grekët, serbët dhe vetë turqit po vuajnë, siç ka ndodhur prej dekadash, nga plaga e sundimit turk....

Ky është qyteti më i shtrenjtë në botë

Kryeqendra e Izraelit, Tel Avivi është qyteti më i shtrenjtë në botë për të jetuar, teksa rritja e shpejtë e inflacionit ka...

Shmangni këto ushqime për një bark të sheshtë

Nëse doni një stomak të sheshtë, qëndroni larg nga tre ushqimet që me siguri i konsumoni çdo ditë! Djegia...

Ushqimet që e rrisin tensionin e lartë të gjakut

ensioni i lartë i gjakut mund të jetë shkatërrimtar për zemrën, trurin dhe veshkat. Përpos kësaj, tensioni i lartë...

Recent Comments