Studimi, i publikuar në Nature Microbiology, bazohet në testimin e antitrupave të 38 pacientëve dhe punonjësve shëndetësorë në Spitalin St. Thomas, të cilët u infektuan gjatë valës së parë të pandemisë së koronavirusit, përpara se të vaksinoheshin.

Pavarësisht rënies fillestare të niveleve të antitrupave menjëherë pas infektimit, rezultatet treguan se në shumicën e njerëzve (18/19 pacientë) u zbuluan antitrupa 10 muaj pas infektimit.

Ekipi hulumtues, i udhëhequr nga Dr. Katie Dors i Shkollës së Imunologjisë dhe Shkencës Mikrobiologjike, testoi gjithashtu se si antitrupat e krijuar për të luftuar një variant specifik të SARS-CoV-2 do t’i përgjigjeshin varianteve të tjera. Antitrupat rezultuan të gjenerojnë një përgjigje të fortë ndaj ri-infeksionit me të njëjtin lloj, por ishin më pak efektivë kur luftonin shtamet e tjera, raporton King’s College London.

Antitrupat lidhen me një proteinë me thumba në virusin SARS-CoV-2 dhe vaksinat imitojnë këtë proteinë për të krijuar një përgjigje imune. Megjithatë, mutacionet në shtamet e reja të virusit (alfa, beta, delta) kanë ngritur shqetësime nëse vaksinat e zhvilluara për të synuar variantin origjinal të koronavirusit do të jenë efektive kundër varianteve të reja dhe nëse vaksinat e reja duhet të ridizajnohen.

Këto rezultate sugjerojnë se vaksinat e specializuara për një soj do të ishin më pak efektive ndaj llojeve të tjera dhe se vaksinat e krijuara për variantin origjinal, që aktualisht jipen, ofrojnë mbrojtjen më të mirë kundër të gjitha llojeve dhe duhet të përdoren për programet e vaksinimit./LSh

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here