6.1 C
Pristina
Monday, December 6, 2021
Home Uncategorized Shfaqet një vorbull e mistershme në detin skocez

Shfaqet një vorbull e mistershme në detin skocez

Një vorbull në detin e Skocisë ka ndezur diskutime të zjarrta se çfarë fshihet pas saj.

46-vjeçari Paul Young, po filmonte me dronin e tij gjatë ditës së diel dhe në pamjet dallgët e shkumuara formonin një shtjellë të shoqëruar nga një vazhdë.

Pasi e postoi në mediat sociale për të pyetur ndjekësit se çfarë mund të ishte, ai tha se përgjigjet që mori ishin nga marenga e vezës, tubacione të dëmtuara, rrjedhje metani e deri në eksplozivë të mundshëm. Duke qenë se ndodhej pranë një stacioni derdhjesh, ai mendoi se me shumë gjasa mund të ishte ndonjë tubacion i dëmtuar.

Agjencia Skoceze e Mbrojtjes së Mjedisit e ka konfirmuar fenomenin dhe e ka shpjeguar si një përzierje të ujit të shiut me ujin e mbetjeve që derdhet në det.

“Ky është një veprim rutinë i derdhjes së ujit të kulluar të mbetjeve përpara se ai të kalojë në mjedis, por është përzierë me ujin e shiut”, tha një zëdhënës. Agjencia siguroi banorët që operatori i cili kryen këtë veprim rutinë sigurohet të kryejë analiza që garantojnë cilësinë strikte të ujit që derdhet në det për të mos e ndotur atë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

“Ja pse shqiptarët kanë sukses kur largohen nga Atdheu?”

Eksperti i Turizmit, Auron Tare, përmes një postimi në facebook ka sjellë në vëmendjen e ndjekësve të tij rastin e George Tames,...

Ky ushqim në mëngjes mbron imunitetin dhe mban larg gripin

Me ardhjen e vjeshtës vijnë edhe infeksionet virale të cilat tashmë në periudhë pandemie bëhen akoma më të rënda.

“Pallati Stratigò”, dëshmi e kulturës arbëreshe që prej vitit 1533

Foto Ilustrim: Pallati Stratigò Pallati Stratigò, është një ndër ndërtesat më të njohura në Lungro, një nga “qytezat e...

Shkronjat shqipe të Naum Veqilharxhit

RILINDJA KOMBËTARE  I pari ideolog i periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, mendimtar i shquar iluminist e veprimtar i shkollës...

Recent Comments