6.1 C
Pristina
Tuesday, December 7, 2021
Home SHKENCË/TECH 13 vite që nga krijimi i Bitcoin

13 vite që nga krijimi i Bitcoin

Të Dielën u bënë 13 vite që kur kriptomonedha më e madhe në botë sot u soll në ekzistencë. Më 31 Tetor 2008 një person i cili edhe sot mbetet anonim me pseudonimin Satoshi Nakamoto publikoi studimin e tij për krijimin e një sistemi të ri financiar.

Studimi i quajtur “Bitcoin: Një sistem paraje elektronike peer-to-peer” fliste për nevojën e një sistemi pagesash që vetëqeveriset, të sigurtë dhe të kufizuar në sasi. Rrjeti bitcoin u lançua në 3 Janar të 2009 dhe një bitcoin kushtonte 0.0008 dollarë.

Edhe pse në fillimet e vete shikohej si një kërcënim për institucionet tradicionale financiare, 13 vite mbështetje nga komuniteti dhe një bazë përdoruesish në rritje e kanë bërë bitcoin një prej investimeve më fitimprurëse në epokën e internetit.

Sot kriptomonedha këmbehet mbi 60 mijë dollarë një rritje me 7,749,999,900% që nga dita e para. Studimi propozonte një mekanizëm për të shmangur përdorimin më shumë se një herë të një kriptomonedha por pa i besuar një pale të tretë.

Kjo do të bëhet përmes nyjeve të “rregullta” të cilat konfirmonin transaksionet duke mbizotëruar mbi aktorët e këqij përmes fuqisë procesorike të kompjuterëve.

Në letrën e Satoshi Nakamoto thuhej: “Kemi propozuar një sistem për transaksionet elektronike pa u mbështetur tek besimi. Ata (nyjet e rregullta) do të votojnë me fuqinë e tyre procesorike, duke pranuar blloqet e vlefshme dhe punuar për zgjerimin e tyre si dhe refuzuar blloqet e pavlefshme duke refuzuar të punojnë në to.

Gradualisht bitcoin po i afrohet limitin prej 21 milionë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Pse flemë? Shkencëtarët nuk e dinë ende, por e kanë një hipotezë

Të gjitha kafshët flenë, madje edhe krimbi i rrumbullakët dhe i vogël Caenorhabditis elegans. Shkencëtarët janë përpjekur prej kohësh që ta kuptojnë pse ndodh gjumi. Ata kanë bërëshumë prova me minjtë në laborator, por të...

“Ja pse shqiptarët kanë sukses kur largohen nga Atdheu?”

Eksperti i Turizmit, Auron Tare, përmes një postimi në facebook ka sjellë në vëmendjen e ndjekësve të tij rastin e George Tames,...

Ky ushqim në mëngjes mbron imunitetin dhe mban larg gripin

Me ardhjen e vjeshtës vijnë edhe infeksionet virale të cilat tashmë në periudhë pandemie bëhen akoma më të rënda.

“Pallati Stratigò”, dëshmi e kulturës arbëreshe që prej vitit 1533

Foto Ilustrim: Pallati Stratigò Pallati Stratigò, është një ndër ndërtesat më të njohura në Lungro, një nga “qytezat e...

Recent Comments