Një ekip ndërkombëtar astronomësh kanë zbuluar sistemin e parë planetar që ndoshta parashikon të ardhmen e sistemit tonë diellor.

Ata kanë zbuluar një ekzoplanet gjigant gazi, më i madh se Jupiteti, që lëviz rreth një ylli xhuxh të vdekur pranë qendrës së galaktikës sonë. Joshua Blackman thotë se zbulimi hodhi dritë mbi atë që mund të ndodhë kur dielli të shuhet.

Lexo Edhe:

Kjo është hera e parë që kemi gjetur…një sistem që i ngjan asaj që ne presim të ndodhë me sistemin tonë diellor në 5 apo 6 miliardë vjet.”, tha ai. “Duke pasur parasysh që ky sistem është analog me sistemin tonë diellor, Jupiteri dhe Saturni mund të mbijetojnë pasi Dielli të bëhet një gjigant i kuq, kur të mbarojë “karburanti” bërthamor dhe të vetëshkatërrohet,” shtoi Blackman.

Në pesë miliardë vjet, dielli pritet të zgjerohet, duke u bërë ai që njihet si një gjigant i kuq . “Në këtë proces të diellit duke u bërë një gjigant i kuq, ka të ngjarë të zhdukë planetët e brendshëm … ka të ngjarë që Mërkuri dhe Venusi do të shkatërrohen,” tha Blackman. Toka mund t’i mbijetojë kësaj, por nuk do të jetë e banueshme. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here