Produkti më i ri i kompanisë Anker janë syzet e mençura që ofrojnë pamje “klasike”, derisa të njëjtën kohë shërbejnë si dëgjuese pa tela, me dy altoparlantë të vendosur në dy anët e kornizës së syzeve.

Soundcore ofrojnë 5,5 orë reproduktim dhe vijnë me dy mikrofona për të folur kur dikush ju telefonon. IPX4 janë rezistente ndaj ujit dhe përmes tyre mund të kontrollohen të dhënat më të reja nga kompjuteri personal.

Pika e fortë e Souncore është korniza e cila mund të ndërrohet, dhe ofrohet në treg me dhjetë modele të ndryshme ku secila prej tyre kushton nga 50 dollarë.

Anker gjithashtu do të ofrojë edhe opsionet e polarizuara të filtrimit të dritës së kaltër dhe xhamit me dioptri, varësisht nga nevojat dhe kërkesat e blerësit.

Anker Soundcore Frames do të jenë të disponueshme në treg për 200 dollarë – ato mund të porositen nga ueb-faqja zyrtare e Anker por edhe në Amazon dhe partnerët e tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here