Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

1943/ Deklarata e Winston ChurChill në Dhomën e Komunave për Shqipërinë

Nga Aurenc Bebja- “La France” ka botuar, të premten e 5 nëntorit 1943, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me deklaratën e Winston Churchill-it për Shqipërinë dhe luftëtarët e saj.

Një deklaratë e z. Churchill për Shqipërinë

Në përgjigje të një pyetjeje të parashtruar nga një deputet i Dhomës së Komunave, dje, z. Churchill mbajti një fjalim në shenjë nderimi për mijëra luftëtarë shqiptarë që luftojnë në male për lirinë dhe pavarësinë e vendit të tyre.

Nga përvoja e të gjitha vendeve të pushtuara, tha ai, ata kanë mësuar se pavarësia e pretenduar dhe e ofruar nga Gjermania është veçse një mashtrim. Disa javë më parë, pushtimi fashist, të cilin ata refuzuan ta pranojnë për katër vjet, u zëvendësua me atë gjerman. Gjermanët përdorën të gjitha metodat e tyre të zakonshme, me të cilat ata përpiqen të nënshtrojnë të gjithë popujt luftëtarë. Ata kanë bombarduar fshatrat shqiptare, kanë vrarë gra dhe fëmijë shqiptarë. Por luftëtarët shqiptarë vazhdojnë të ngacmojnë armikun dhe të sulmojnë linjat e tij të komunikimit.

Oficerët ndërlidhës britanikë që gjenden me luftëtarët u bëjnë një homazh të madh për cilësitë e tyre luftarake. Ne presim që shqiptarët të luajnë rolin e tyre në përputhje me traditat e tyre të lashta të luftës në ngjarjet e ardhshme ushtarake në zonën e Mesdheut.

“Politika e qeverisë britanike mbetet ashtu siç është përcaktuar nga Ministri i Punëve të Jashtme në deklaratën e tij të 18 dhjetorit 1942 : domethënë, ne duam ta shohim Shqipërinë të çliruar nga zgjedha e fuqive të Boshtit dhe të pavarur.

Sigurisht, çështja e kufijve do të shqyrtohet gjatë zgjidhjes së paqes.”Darsiani.com/InforCulture.info

In For Culture

Recent Posts

Pamje interesante: ‘’Dyluftimet’’ e kuajve të egër (Video)

Përleshjet e kafshëve në botën e egër janë pothuajse shumë të zakonshme dhe jo pak…

7 hours ago

Konvertimi i Shqiptarëve në sllavë: serbë, malazezë e bullgarë

Nga: Adil Fetahu Në katër librat e Gent Ulqinit: “SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËT, hulumtime nëpër burime…

8 hours ago

SHKENCAT E DA VINÇIT DHE PROFECITË (2 – NJERIU VITRUVIAN) – Nga S. Guraziu

“…aktiviteti intelektual, manuskriptet e tij janë dëshmi e punës së makinës më të fuqishme mendore…

9 hours ago

SHKENCAT E DA VINÇIT DHE PROFECITË (1) – Nga S. Guraziu

“…aktiviteti intelektual, manuskriptet e tij janë dëshmi e punës së makinës më të fuqishme mendore…

9 hours ago

Ja si dukej pulla e parë postare shqiptare në vitin 1913(Foto)

Pulla e parë shqiptare u emëtua më 1 maj 1913. Ajo është një vulë e…

10 hours ago

Trungu i ullirit nga i cili besohet se janë mbledhur ullinj që nga koha ilire

Është e mundur që duart ilire dikur kanë mbledhur ullinj nga pema në Gjorm të…

10 hours ago