6.1 C
Pristina
Sunday, October 17, 2021
Home KËSHILLA Ka një lajm të mirë për ata që pinë kafe amerikane

Ka një lajm të mirë për ata që pinë kafe amerikane

Kafeja e filtrit, pjesë e së cilës është kafeja amerikane, mund të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër deri në 15 për qind, ka zbuluar një studim.

Përgatitja e kafesë përdorur një filtër është zbuluar që shmang më së miri problemet e zemrës dhe ulë kolesterolin.

Kur kafja vendoset në filtër, largohen përbërësit vajorë që mund të rrisin kolesterolin dhe të çojnë në komplikime shëndetësore.

Studimet e mëparshme kanë treguar që konsumi i kafesë lidhet me të ashtuquajturin kolesterol ‘të keq’ – dhe është potencialisht i dëmshëm për shëndetin e zemrës së një personi.

Në studimin e ri, studiuesit evropianë shikuan marrëdhëniet midis metodave të ndryshme të pirjes së kafesë dhe rrezikut të sulmit në zemër dhe vdekjes.

Më shumë se 500,000 burra dhe gra të shëndetshëm të moshës 20-79 regjistruan sasinë dhe llojin e kafesë që pinin, për një mesatare prej 20 vjetësh.

Ata gjithashtu regjistruan faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në shëndetin e zemrës – siç është pirja e duhanit, aktiviteti fizik, presioni i gjakut dhe kolesteroli.

Kafeja e filtruar zvogëlonte në një sasi prej 15 për qind të vdekjes nga problemet e zemrës, pavarësisht moshës, gjinisë apo stilit të jetesës.

Për më tepër, njerëzit që pinin midis një deri në katër filxhan kafeje të filtruar në ditë kishin nivelet më të ulëta të vdekshmërisë.

“Studimi ynë ofron prova të forta dhe bindëse për një lidhje midis metodave të krijimit të kafesë, sulmeve në zemër dhe jetëgjatësisë”, tha autori i hulumtimit dhe epidemiologu Dag Thelle, nga Universiteti i Gothenburgut në Suedi.

Profesori Thelle rekomandon kalimin në kafe të filtruar, veçanërisht nëse shqetësoheni për kolesterolin e lartë, shkruan Daily Mail, transmeton lajminet.

Gjetjet e plota të studimit u botuan në Revistën Evropiane të Kardiologjisë Preventive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Këngë për lisin me rrënjë shekullore, Aristidh Kolën e shqiptarisë

Nga: Abdurahim Ashiku Meditime me një pikë loti rrudhave të jetës Në 15-vjetorin e IKJES Të...

Krapi Koi, nga tryeza deri te simboli i statusit: Përse ky peshk vlen deri në dy milionë dollarë

Koi në Japoni është simbol i dashurisë dhe i miqësisë Vitin e kaluar Krapi koi është shpallur peshk kombëtar...

Ndërtimet më ekstreme në planet (Video)

Nga ndërtimi i një hekurudhe në nxehtësinë e vrastare të shkretëtirës deri në rinovimin e një stacioni kërkimor në një nga vendet...

Wilhelm Röntgen, gjerman që zbulou rrezet-x, fizikanti që tejpërçoi brenda nesh shikimin

Ai ishte një prej atyre mendjeve krijuese, pasioni dhe përkushtimi i të cilit i dhuroi botës një dimenison të ri njohës, e...

Recent Comments