Facebook thotë se do të fillojë të ndalojë shitjen e paligjshme të zonave të mbrojtura të pyjeve tropikale të Amazonës në faqen e tij.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjiganti i mediave sociale ndryshoi politikën e tij pas një hetimi të BBC.
Masat e reja do të zbatohen vetëm për zonat e ruajtura dhe jo për pyjet në pronësi publike.
Dhe lëvizja do të kufizohet në Amazon, e jo në pyjet dhe habitatet e kafshëve të egra në të gjithë botën.
Sipas një studimi të fundit nga Think Ipam (Instituto de Pesquisa Ambental da Amazonia), një e treta e të gjithë shpyllëzimit ndodh në pyjet në pronësi publike në Amazon.
Facebook tha se nuk do të zbulonte sesi kishte në plan të gjente reklamat ilegale, por tha se do të “kërkonte të identifikonte dhe bllokonte listimet e reja” në zonat e mbrojtura të pyjeve tropikale të Amazonës.