6.1 C
Pristina
Monday, October 25, 2021
Home KURIOZITETE Speleologët eksplorojnë "pusin misterioz të ferrit", ja çfarë ka brenda

Speleologët eksplorojnë “pusin misterioz të ferrit”, ja çfarë ka brenda

Një ekip eksploruesish nga Omani kanë zbritur për herë të parë në fund të pusit të Jemenit, një mrekulli natyrore e shmangur nga shumë vendas, të cilët besojnë se është një burg për xhindet. I quajtur ndryshe “Pusi i Ferrit”, shpella e errët dhe e rrumbullakët ka një gjerësi rreth 30 metra dhe një thellësi 112 metra dhe sipas gojëdhënave, çliron aroma të çuditshme.

Brenda, Ekipi i Hulumtimit të Shpellave Oman gjeti gjarpërinj, kafshë të ngordhura dhe stalaktide shpellash – por asnjë shenjë të së mbinatyrshmes.

“Kishte gjarpërinj, por ata nuk do t’ju shqetësojnë nëse nuk i ngacmoni,” tha Mohammed al-Kindi, profesor gjeologjie në Universitetin Gjerman të Teknologjisë në Oman.

“Pasioni na shtyu ta bëjmë këtë, dhe ne menduam se kjo do të zbulojë një mrekulli të re dhe një pjesë të historisë së Jemenit,” tha Kindi, një prej tetë eksploruesve me përvojë që zbritën në shpellë.

“Ne kemi mbledhur mostra të ujit, shkëmbinjve, tokës dhe disa kafshëve të ngordhura, por ende nuk i kemi analizuar ato,” tha ai, duke shtuar se një raport së shpejti do të bëhet publik.

Zyrtarët jemenas në qershor thanë se nuk e dinin se çfarë fshihej në thellësinë e shpellës, të cilën ata vlerësuan se ishte “miliona” vjeçare. “Ne kemi shkuar për të vizituar zonën dhe kemi hyrë në pus, por duke arritur jo më shumë se 50-60 metra poshtë,” tha në atë kohë Salah Babhair, drejtor i përgjithshëm i studimit gjeologjik dhe burimeve minerale të Mahra. “Ne vumë re gjëra të çuditshme brenda. Ishte një situatë misterioze, ” shtoi ai.

Gjatë shekujve, historitë apo legjendat që kanë qarkulluar, rrëfejnë për figura malinje të njohura si xhindë që jetojnë në pus, të cilin disa vendas e cilësojnë  si “porta e ferrit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

A e dini historinë e mozaikut ‘Bukuroshja e Durrësit’?

Mozaiku “Bukuroshja e Durrësit” u zbulua në vitin 1918 nga arkeologu austriak Kamilo Prashniker dhe daton në shekullin e katërt para Krishtit....

”Kthjelltësia a qiellit shkoi me diellin, me lulet, me verën..”

BORA Kthjelltësia a qiellit shkoi me diellin, me lulet, me verën. Vjeshta e trishtueshme erdhi dhe iku. Tani...

Historia/Njihuni me dy njerëzit që mund të kishin parandaluar Luftën e Parë Botërore

Ne jemi larg dëshirës për luftë. Përderisa po zhvillohen negociata me Austrinë për llogari të Serbisë, trupat e mia nuk do të...

Zbulohet letra e rrallë e Skënderbeut në arkivat e Shuteriqit

Gjergj Kastriot Skënderbeu nuk ishte vetëm Atleti i Krishtit, njeriu që mbajti larg dyerve të Europës Perandorinë Osmane, por edhe një njeri...

Recent Comments