Gjurmë të fshehura të një qyteti të madh antik në Meksikë janë zbuluar pasi që LIDAR (Zbulimi me anë të laserit të dritës) zbuloi tiparet e tij

Vendbanimi i lashtë, Teotihuacan shtrihej diku rreth 40 km në verilindje të Meksiko Cityt, por shumica e tij ishte e ndërtuar në atë formë që të mos shpërfaqej. Por, tani, një studim i ri ka zbuluar se themelet e Teotihuacanit janë ende të dukshme dhe strukturat e ndërtuara gjenden në të njëjtin vend edhe pas 1500 viteve.

Studiuesit kanë zbuluar disa ndërtimi spektakulare inxhinierie që janë bërë nga shoqëritë e lashta, të tilla si rindërtimi i lumenjve për t’u përputhur me pikat e rëndësisë astronomike, si dhe transformimi i sasive të mëdha të tokës dhe shtratit të saj për t’i dhënë formë dhe strukturë qytetit të tyre.

Arkeologia antropologjike, Nawa Sugiyama, nga Universiteti i Kalifornisë në Riverside tha: Ne nuk jetojmë në të kaluarën, por ne jetojmë me trashëgimitë e veprimeve që janë bërë në të kaluarën.

“Në një qytet monumental si Teotihuacan, pasojat e këtyre veprimeve ende janë të freskëta në peizazhin e tij. Harta e LIDAR siguron një fotografi të këtyre tipareve të lashta që po shuhen me një ritëm alarmues, që përndryshe do të kalonin pa u vërejtur”.

“Kjo është njëra nga shumë mënyra që në të ruajmë hapësirat tona të trashëgimisë”.

Qyteti ka ekzistuar që prej vitit 100 para erës sonë dhe 550 të erës sonë, kurse Teotihuacan ishte njëri prej qyteteve të mëdha antike në botë.

Ai mbulon rreth 21 kilometër katrorë apo tetë mile në katrorë dhe në të ishin një numër piramidash, sheshesh dhe shumë ndërtesa banimi dhe tregtie.

Disa nga ndërtimet e mahnitshme të Teotihuacan mund të shihen edhe sot, edhe pse shumë të tjera janë zhdukur.

Por, LIDAR ka ndihmuar studiuesit për të zbuluar më shumë nga këto ndërtime të humbura, transmeton këtë studim GazetaExpress.

Teknologjia funksionon në atë mënyrë ku drita e laserit mat ndërtimet dhe materialet që gjendet nën tokë.

Studiuesit ishin të gatshëm për të përdorur kombinimet e LIDAR, anketave të bërë vet dhe të dhënat e mëparshme të hartave për të bërë një krahasim mes Teotihuacanit antik dhe fushës Teotihuacan në kohën e sotme.

Ata zbuluan që 65 për qind e zonave urbane në rajon janë zona apo veçori që përputhen në harta rrethore me tri shkallë të 15 shkallëve në lidhje të veriut astronomik.

Kjo është e njëjta shtrirje në të cilën është ndërtuar qyteti i Teotihuacanit.

Muret shkëmbore të ditëve moderne janë ndërtuar përgjatë vijave të njëjta siç janë tani muret antike nën tokë.

Teotihuacanët po ashtu kishin ndryshuar rrjedhën e lumit dhe kishin ndërtuar kanale.

Studiuesit zbuluan rreth 16.9 kilometra të rrugëve ujore që e kanë origjinën e tyre në vendbanimin e hershëm dhe klasik të Teotihuacanëve.

“Fusha e Teotihuacan është një ambient unik, kulturorë dhe trajektoret akademike mbështesin një përkufizim shumë-shkallor të njerëzve si agjentë gjeomorfik”, thotë studimi.

Studiuesit vlerësojnë se rreth 372 056 metra katrorë të këtij qyteti ishte artificial që ishin shtruar në një zonë për rreth 300 viteve me radhë .

Në tërësi u zbuluan 298 ndërtesa dhe rreth 5795 mure të bëra nga njeriu që janë nën tokë e që nuk ishin të regjistruara, derisa ata zbuluan më shumë se 200 ndërtesa që kanë ekzistuar më parë por që janë shkatërruar nga aktivitetet minerare. Hulumtimi shkencorë u publikua në revistën shkencore, “PLOS One”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here