Echo, një zog në kopshtin zoologjik Taronga në Sidnei, është bërë i famshëm për aftësinë e tij për të imituar një foshnjë që qan.

Nuk është e pazakontë që kafshët të imitojnë sjelljet, tingujt dhe veprimet e njerëzve. Në këtë rast, Echo, ka imituar atë që prindërit nuk do të donin, të qarën e një fëmije.

Zogjtë Lyrebird njihen për aftësinë e tyre për të imituar një larmi të madhe tingujsh.

Ka qenë mbikëqyrësi i njësisë së zogjve në kopshtin zoologjik ai që ka vënë re këtë aftësi të zogut. Edhe përse kopshti zoologjik, po qëndron i mbyllur për shkak të pandemisë, zogu është bërë i njohur në internet prej veçantisë së tij që i ka çuditur të gjithë!

“Ka dy tinguj të tjerë që ai bën për momentin të cilat i ka mësuar rishtas. Njëra nga të cilat është alarmi ynë i zjarrit”.

Doktor Alex Maisey nga Universiteti La Trobe tha se zogjtë e egër imitojnë një sërë tingujsh duke shfaqur kështu miqësinë e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here