Një burrë për pak sa nuk ka ndërruar jetë pasi shtypi një puçërr që i kishte dalë mes buzëve dhe hundës që ndryshe njihet si “Trekëndëshi i Vdékjes” në fytyrë.
Kjo zonë e fytyrës, e cila shtrihet nga maja e hundës së një personi në të dyja anët e buzëve, është veçanërisht e rrezíkshme pasi mjekët paralajmërojnë se gjáku mund të rrjedhë në kafkë dhe të shkaktojë infeksíone brenda zgavrës së kafkës, ku ndodhet truri.
recommended byBITCOIN PRONjë vajzë nga Your Area u bë miliarder duke përdorur këtë metodëMËSO MË SHUMË
Pacienti, 47-vjeçari Tang, kishte vuajtur nga një dhímbje koke për dy javë dhe përfundimisht u dërgua në Spítalin e Dytë Popullor të Provincës Hunan për shkak të dhímbjeve dhe enjtes së fytyrës.
Ai nuk e kishte humbur ende vetëdijen e tij kur shkoi në sp?tal, por reagimet e tij ishin ngadalësuar dhe temperatura e trupit të tij ishte rritur në 39.3 gradë celsius.
Pas ekzaminimit u zbulua se Tang vuánte nga një inféksion i rëndë në tru dhe zona ishte inféktuar aq keq sa gjendja u konsiderua kërcénuese për jetën e tij.
Tang tha:
“Kisha një puçërr në fytyrën time dhe e shtrydha lehtë. E kisha prekur edhe herë tjera sepse më kruhej, por këtë herë ishte ndryshe.”
Mjeku që u mor me këtë rast paralajmëroi çdo njeri që të mos prekin puçrrat apo njollat që mund tu shfaqen në këtë zonë./ Burimi: LadBible | Përktheu dhe përshtati:GOTA NEWS ALBANIA