Nëse po mendoni se ky sensor do të vijë tek smartfonët gaboheni. Samsung ka folur më herët se sensorët e një madhësie të tillë do të përdoren tek makinat me sistem vetëdrejtimi, realitetin virtual dhe dronët.
Samsung aktualisht udhëheq luftën e megapikselëve ndërsa vetëm pak ditë më parë prezantoi një sensor 200-megapiksel. Megjithatë gjiganti Korean nuk do të ndalet këtu. Vitin e kaluar zbuloi planet për të sjellë kamerat 600-megapiksel në treg dhe ky realitet është vetëm pak vite larg.
Gjatë një prezantimi në një samit në Evropë, një ekzekutiv i kompanisë tha se Samsung do të sjellë sensorët 576-megapiksel në treg në 2025. Detajet rreth tij janë të pakta por Samsung më tepër mësohet të ketë thënë se syri i njeriu është i aftë të riprodhojë 500-megapiksel.
Gjithsesi nuk do të thotë se nuk kemi për të parë sensorë të mëdhenj tek kamerat. Sensori 200-megapiksel i Samsung pak vite më parë ishte thjeshtë një koncept. /portali.info