Apple është duke punuar për të shtuar një veçori te produktet e saj. Përdorimi i detektimit të shikimit dhe vëmendjes është risia e Apple.
Kjo do të mundësojë që kur pronari është joatkiv dhe nuk përdor shumë telefonin, vetë pajisja do të fiket për të kursyer baterinë.
Patenta e re raportohet se do t’ia mundësojë Applet të ruajë baterinë tek iPhonet pasi që në të do të vendoset një sensor i cili do të jetë në gjendje të kuptojë se pronari nuk po shikon fare në ekran, e se mikrofoni nuk po vëren asnjë zë nga ai.
Sistemi i ri pritet të vijë në të gjitha pajisjet e ardhshme të Appleit, jo vetëm në telefona./Indeksonline/