Emri Saranda vjen nga një manastir i hershëm kristian me emrin “Dyzet Shenjtorët”.

Por më parë qyteti është përmendur nga historianë si Straboni, Ptolemeu, Ciceroni me emërtimin Onhezmi dhe kjo fjale ka një kuptim sipas gjuhes latine (kështu quhej një erë juglindore e cila frynte dhe lehtesonte udhetimet).

Gjatë pushtimit fashist italian të Shqipërisë më 1939, Saranda u quajt edhe Porto Eda për nder të vajzës më të madhe të Benito Mussolinit.

Për herë të parë emri që ka sot (pra Saranda) përmendet në vitin 1412.

Deri ne shekullin IV pas Krishtit qyteti ishte nen perandorine Romake , nga shekulli IV deri ne shekullin VI, ishte nen perandorine bizantine.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here