Lançimi i vonuar i teleskopit hapësinor James Webb nga NASA më në fund ka një datë. Agjencia ka planifikuar të hedhë teleskopin në orbitë më 18 Dhjetor 2021, pak muaj pasi përfundoi testimet në fund të Gushtit.

Hardueri do të arrijë orbitën në borin e raketë Ariane 5. Teleskopi ishte përfunduar në 2016-ën kohë përpara debutimi të parashikuar në 2018-ën. Megjithatë montimi i tij nuk u bë deri në 2019-ën dhe faktorë si pandemia e Covid-19 bllokoi përpjekjet e NASA.

Në të vërtetë ndërtimi i tij kishte nisur në 1996 dhe pritet lançimi në 2007. Megjithatë ekipi vendosi ta rindërtonte nga e para me pajisje të reja në 2005.

Rëndësia e teleskopit nuk ka ndryshuar. Konsiderohet si pasardhësi i teleskopit Hubble. Ka një pasqyrë shumë më të madhe e cila fokusohet në vështrimet në frekuencë të ulët dhe do të identifikojë galaktika që as Hubble nuk i gjente dot.

Teleskopi James Webb ka nevojë për një motor shtytës në mënyrë që të qëndrojë në orbitë. /portali.info/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here