A keni menduar ndonjëherë se si mund të jetohet nën tokë? Në luginat e thata të rajonit Djebel Dahar të jugut të Tunizisë, njerëzit kanë jetuar për shekuj me radhë në shtëpi nëntokësore, shtresa e jashtme e së cilës siguron mbrojtje kundër nxehtësisë së verës dhe erërave të dimrit.

Por në dekadat e fundit, shumë pak njerëz preferojnë të jetojnë në shtëpitë nëntokësore. “Babai im vdiq, nëna ime vdiq, vajzat u martuan dhe unë u largova”, – tha Latifa Ben Yahia, e cila jeton në një shtëpi me pesë dhoma në fshatin Tiijma.

“Ata të gjithë shkuan për të përmirësuar jetën e tyre. Po të largohem, atëherë shtëpia do të zhduket”, – u shpreh ajo.

Shtëpitë janë të pazakonta, megjithëse ndërtime të ngjashme gjenden në Libi. Shumë familje u larguan nga shtëpitë e nëndheshme kur qytetet dhe fshatrat e reja u ndërtuan në vitet 1960 dhe 1970.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here