6.1 C
Pristina
Monday, October 18, 2021
Home KËSHILLA Për çfarë do të përdoren kartat e vaksinimit ndaj Covid – Pse...

Për çfarë do të përdoren kartat e vaksinimit ndaj Covid – Pse është E rëndësishme t’i ruani?

Kartat e vaksinimit ndaj Covid-19 janë një dokument i rëndësishëm, që vërteton se jeni një person i vaksinuar.

Edhe pse ende nuk dihet saktësisht se si do të përdoren, ekspertët këshillojnë ta ruani atë si të jetë një certifikatë lindjeje.

AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh më tepër rreth funksiont që këto karta do të kenë dhe pse është e rëndësishme ruajtja e tyre.

Çfarë janë kartat e vaksinimit?

Kartat janë dëshmi se jeni imunizuar kundër SARS-CoV-2, virusit që shkakton Covid-19.

Informacioni i listuar është i shkurtër dhe i rëndësishëm. Në të shkruhet: emri juaj, data e lindjes, cilën vaksinë Covid-19 keni marrë, ku e keni marrë, dhe datat në të cilat keni kryer vaksinat.

Për çfarë do të përdoren kartat e vaksinave?

Akoma nuk është e qartë se si do të përshtaten kartat në jetën e njerëzve.

Ato mund të kërkohen nga punëdhënësit ose mund të jenë të nevojshme nëse doni të shkoni në shkollë, të merrni pjesë në evente të mëdha ose në aktivitete të caktuara në grup.

Shumë njerëz shpresojnë se kartat do t’i lejojnë ata të udhëtojnë me më pak kufizime.

Por kjo ide është ende e diskutueshme në një numër shtetesh, por në disa vende, të tilla si Izraeli, sisteme pasaportash vaksine janë vendosur tashmë.https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=224&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Ruajeni kartën e vaksinimit në një vend të sigurt.

Ndoshta nuk do të jetë e nevojshme ta mbani kartën me vete sepse ka të ngjarë se nuk do të kesh nevojë për të çdo ditë.  

Duke qenë se është shumë e lehtë ta humbasësh ose ta dëmtosh, këshillohet që ta ruani në një vend të sigurt pa lagështi, që boja të mos degradojë, thonë ekspertët.

Ju gjithashtu mund të përdorni një mbrojtës plastik të papërshkueshëm nga uji.

Bëni kopje të kartës tuaj.

Gjëja e parë që mund të bëni është ta fotografoni kartën tuaj me celular.

Fotografia e kartës, ose një fotokopje e saj mund të jetë e mjaftueshme për t’u përdorur si një dëshmi vaksinimi. Megjithatë kjo mund të mos jetë e mjaftueshme për të udhëtuar.

Mos e palosni kartën!

Karta e vaksinimit ka disa rreshta shtesë në fund, që janë për regjistrimin e informacioneve të ardhshme.

Të tilla mund të jenë regjistrimi i vaksinave të tjera, që mund të merren për tu mbrojtur nga variantet që shfaqen vazhdimisht.

Nëse e palosni kartën tuaj, askush nuk do të jetë në gjendje të shtojë informacione të reja.

Mos e postoni kartën në rrjete sociale!

Karta juaj përmban informacione të ndjeshme, përfshirë data e lindjes etj.

Përveç mundësisë për vjedhje të identitetit, fotografitë e kartave të vaksinave ndihmojnë mashtruesit të krijojnë karta false vaksine, të cilat tashmë janë në shitje./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Këngë për lisin me rrënjë shekullore, Aristidh Kolën e shqiptarisë

Nga: Abdurahim Ashiku Meditime me një pikë loti rrudhave të jetës Në 15-vjetorin e IKJES Të...

Krapi Koi, nga tryeza deri te simboli i statusit: Përse ky peshk vlen deri në dy milionë dollarë

Koi në Japoni është simbol i dashurisë dhe i miqësisë Vitin e kaluar Krapi koi është shpallur peshk kombëtar...

Ndërtimet më ekstreme në planet (Video)

Nga ndërtimi i një hekurudhe në nxehtësinë e vrastare të shkretëtirës deri në rinovimin e një stacioni kërkimor në një nga vendet...

Wilhelm Röntgen, gjerman që zbulou rrezet-x, fizikanti që tejpërçoi brenda nesh shikimin

Ai ishte një prej atyre mendjeve krijuese, pasioni dhe përkushtimi i të cilit i dhuroi botës një dimenison të ri njohës, e...

Recent Comments