6.1 C
Pristina
Thursday, September 16, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Si e pasqyronin Gjergj Kastriot Skënderbeun? Lexoni shkrimin e rrallë në librin...

Si e pasqyronin Gjergj Kastriot Skënderbeun? Lexoni shkrimin e rrallë në librin francez

Në librin francez, të autorit Adrien de Boufflers, me titull « Le chois de plusieurs histoires et autres choses mémorables tant anciennes que modernes appariées ensemble, pour la plupart non encore divulguées », botuar në vitin 1608 nga shtëpia botuese mbretërore franceze, P. Mettayer, gjejmë një shkrim të rrallë, në faqet n° 102 – 103, dedikuar posaçërisht heroit tonë kombëtar, të madhit Gjergj Kastrioti.

image

Trimi shqiptar tashmë kishte ndërruar jetë. Kur turqit, e morën vesh, nuk vonuan të pushtonin Lezhën dhe të shkonin tek varri i luftëtarit legjendar që i kishte tmerruar për një çerek shekulli.

Në vijim, shkrimi i sjellur ekskluzivisht nga Aurenc Bebja, [Blogu Dars (Klos), Mat – Albania] :1491992654

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

« Pasi Muhamedanët pushtuan qytetin e Lezhës, ku ishte varrosur Rrufeja e madhe e luftës, Skënderbeu, ata e nxorrën trupin e tij nga varri për të parë të vdekur njeriun që i kishte bërë të largoheshin të tmerruar qoftë dhe vetëm me përmendjen e emrit të tij.

Të afruar pranë kockave të tij, këta ndiheshin të lumtur që mund t’i preknin, ose të paktën t’i admironin. Edhe krerët dhe komandantët morën monedhat e arit dhe të argjendit, e i mbanin ato me nderim të madh sikur të ishin diçka e shenjtë (hyjnore) duke besuar seriozisht se mbajtja e këtyre relikeve do t’u sillte atyre lumturi ashtu si qiejt kishin vepruar për Skënderbeun.

Bëmat e Skënderbeut në luftë nuk janë admiruar vetëm nga kapitenët Muhamedanë, por edhe nga vetë perandori (sulltani) Mehmet, i cili për të imituar princin shqiptar, përdori shpatën e tij pas vdekjes, duke menduar se do të bënte të njëjtat bëma me dorën e tij kundra të Krishterëve, të përjetonte të njëjtën eksperiencë si Mbreti i Epirit, por këto tehe nuk prenë ndaj të Krishterëve.

Virtyti nuk vinte aspak nga shpata, por nga energjia nervore e krahut dhe dorës së shpirtmadhit Skënderbe, i cili e përdorte atë për të flakëruar mohuesit. »

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Lista me 30 të pasurit që u vranë dhe grabitën nga regjimi komunist

Edhe pse nuk ishin përfshirë kundër sistemit, ata u ekzekutuan, dënuan dhe internuan pasi ishin të pasur dhe iu sekuestrua çdo pronë...

Ja si dukej kalendari i lashtë Shqiptar

Populli shqiptar ka patur që në kohëra të lashta një kalendar të vetin, i cili është kalendar unik në botë përkah veçoritë...

Si e bëjnë bletët mjaltin?

Këtu janë udhëzimet hap pas hapi që bletët përdorin për të bërë prodhimin e tyre të shurupit. 1. Mjalti...

Misteri/ Uji merr ngjyrën e gjákut ashtu siç përmendet edhe në Bibël

Në rajonin Biblik të Moabit në Jordani ka ndodhur një fenomen shumë i çuditshëm, teksa një pellg uji pranë Detit të Vdékur...

Recent Comments