Djersa i rrjedh poshtë nga fytyra Yang Zhifas, teksa përpiqet të punojë tokën e fortë. Eshtë viti 1974 dhe për javë të tëra provinca qendrore kineze e Shaanxisë është goditur nga thatësira. Ndërkohë që kërkon për ujë, fermeri godet në dicka të fortë.

Ai vazhdon të gërmojë, duke zbuluar më pas supin e një figure prej balte. Ajo që Yangu nuk e kupton, është se sapo ka bërë zbulimin më të madh arkeologjik të shekullit 20 – Ushtrinë legjendare të Terrakotave të perandorit të parë kinez, Qin Shi Huang.

Historianët vlerësojnë se perandori nisi ta ndërtojë mauzoleumin e tij pasi mori fronin në vitin 221 – kur ishte vetëm 13 vjec. 700 pijë punëtorë u detyruan të punojnë për 30 vite duke gërmuar. Në fund, kompleksi i varrit të perandorit ishte 90 kilometra katrorë – i madh sa Manhatani.

Përse e gjithë kjo? Qin SHi Huang donte që ta merrte me vete perandorinë e tij në botën e nëndheshme; ai kishte parashikuar që të varrosej bashkë me pallate model, kuaj, karroca dhe ushtarë prej balte. “ishte një kopje e organizimit në dinastinë Qin”, shpjegon Duan Qingbo, një prej arkeologëve që udhëheq projektin.

Nga frika e rreziqeve që do i kanoseshin në botën e përtejme, perandori ndërtoi një roje ushtarake të armatosur me më shumë se 8000 ushtarë terrakote me përmasa reale. “Ai donte të kishte një ushtri edhe në jetën e përtejme – një që do të mbronte shpirtin e tij dhe varrin e tij, nga të gjithë ushtarët që kishte vrarë”, shpjegon historiani Robin Yates. Zona të mëdha të kompleksit ende nuk janë gërmuar. Në fakt edhe vetë varri i perandorit mbetet i pahapur – pa marrë masat e nevojshme, ekspozimi në ajër mund të shndërrojë në pluhur thesaret e vyer që ndodhen aty.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here