Në fillimin e mijëvjecarit I p.e.s prej trojeve të lashta Pellazgo – Ilire u shpërngulën tre fise : Etruskët, Mesapët dhe Japigët. Albanologu Willks thotë se “në dëshmitë arkeologjike ka shenja që flasin për një lëvizje të popujve përmes detit Adriatik për në Itali. Nga shekulli VIII p.e.s Etruskët u njohën me emra të ndryshëm. Egjiptianët i konsideronin si Popull Ilir dhe i quanin Trushë të cilët ishin shpërngulur nga Azia e Vogël. Zaharia Majan,

Etruskologu i parë i cili përdori gjuhën shqipe për deshifrimin e shkrimit Etrusk jep tezën e origjinës lindore të Etruskëve duke u mbështetur në shkrimet e Herodotit se në vitin 1300 p.e.s Etruskët nën udhëheqjen e prijësit Tirrenos të shtyrë nga zia e bukës u zhvendosën në Itali. D’Anxheli e konsideron zbarkimin e Etruskëve si dyndjen e dytë të fiseve Pellazge dhe Ilire në Itali.

Mbishkrime të shumta të Etruskëve të gjetura në Itali dhe Greqi u provuan të përktheheshin përmes Latinishtes dhe Greqishtes së vjetër por pa sukses. Disa studiues Francez gjetën në ishullin Lemnos në greqi një pllakë varri shkruar në gjuhën etruske e cila si shumë mbishkrime të tjera Etruske nuk u zbërthye me ndonjë gjuhë tjetër përveç shqipes. Së pari bëj të qartë se në këtë mbishkrim kemi dy lloj gërma; “F =F” dhe “Φ” e barasvlershme me tingullin e gërmës “TH” {(Φot = thotë, dhe Efisto = Festo). Fatkeqsisht deshifrimi i plotë i pllakës së lemnosit nuk ka përfunduar për shkak të mos vëmendjes të shtetit shqiptar ndaj këtij ybulimi dhe duke e lënë atë në harresë të plotë.

Përveç Etruskëve, në Itali u zhvendosën edhe disa fise të tjera Ilire si : Mesapët, Japigët, Ligurët, Venetët, Umbrët, Labinët, Sikulët etj.

/Toka Iliro-Pellazge

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here