Vendbanimi shpellor i Bënjës ka hyrë herët në historinë e arkeologjisë shqiptare, qysh më 1954 kur F. Prendi i bëri të njohur opinionit shkencor qeramikën e pikturuar të grumbulluar mbi sipërfaqe të shpellës.Shtresa më e hershme kulturore që është e lidhur me fillimin e banimit të shpellës i takon epokës së bakrit rreth 5500 vjet më parë.

Langerica, nje nder deget kryesore te rrjedhes se siperme të lumit të Vjoses, në afërsi të fshatit Benjes, pasi çan terrenin shkëmbor, formon një kanion me bukuri të rrallë. Në faqet e thikta të kanionit vargëzohen disa shpella karstike, midis të cilave ajo e Pellumbave dhe e Katiut, të cilat kanë qenë për një kohë të gjatë vendbanime prehistorike.

Shtresa më e hershme kulturore që është e lidhur me fillimin e banimit të shpellës i takon epokës së bakrit rreth 5500 vjet më parë. Ajo ndiqet nga shtresa kulturore e bronzit të hershëm dhe në vijimësi të pandërprerë vijnë shtresa kulturore e bronzit të mesëm, bronzit të vonë dhe hekurit të hershëm. Siç tregojnë gjetjet e shkëputura, shpella ka qenë shfrytëzuar për banim edhe gjatë antikitetit të vonë e Mesjetës së hershme.

Vendbanimi shpellor i Bënjës ka hyrë herët në historinë e arkeologjisë shqiptare, qysh më 1954 kur F. Prendi i bëri të njohur opinionit shkencor qeramikën e pikturuar të grumbulluar mbi sipërfaqe të shpellës. Për të njohur më mirë kulturën e shpellës së Bënjës, më 1963, atë e vizitoi edhe M. Korkuti. U desh të kalonin edhe 10 vjet të tiera që të bëheshin në Bënjë sondazhet e para nga N. Bodinaku dhe të përftoheshin të dhëna shumë më të piota për kulturën e këtij vendbanimi.

Për të çuar më tei problemet e shtruara nga sondazhi i vitit 1978. në verën e vitit 1983, së bashku me Bodinakun, ndërmorëm gërmime sistematike dhe u arrit të hapej një sipërfaqe prej 154m2, me një trashësi të shtresës kulturore 0,3 0-0, 60m. Lënda arkeologjike e zbuluar i takon epokës së bakrit, bronzit të hershëm e të mesëm dhe periudhës së hekurit. Ka mbetur pa u gërmuar afërsisht një e treta e sipërfaqes së shpellës, e cila me siguri ruan një lëndë arkeologjike të pasur që do të ndihmojë në plotësimin e tablosë kulturore dhe sidomos në saktësimin e kronologjisë së shpellës së Bënjës.

Në këtë histori të gjatë të kërkimeve në Bënjë pengesë për të gjithë arkeologët kanë qenë kushtet e papërshtatshme për të hyrë në shpellë e për të punuar në ambientet e brendshme të saj. Kanioni shumë i ngushtë i Langaricës, i cili në zonën e shpellës mund të kalohet vetëm në këmbë, domosdoshmëria e ngritjes së një kulle — shkallë 10 m të lartë për të hyrë në shpellë, vendosja e instalimeve elektrike për ndriçim, lagështira e madhe në ambientet e brendshme dhe kalimet e ngushta nga një ambjent në tjetrin, ishin vështirësi jo të vogla që u desh të përballoheshin për të nxjerrë atë lëndë të pasur arkeologjike që kemi sot nga shpella e Bënjës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here