6.1 C
Pristina
Friday, September 24, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Shqiptari që vlente sa 1000 kroatë (Video)

Shqiptari që vlente sa 1000 kroatë (Video)

Bekim Berisha është krenaria e Kosovës, Kroacisë dhe Bosnjës. Është ushtari i vetëm i dekoruar nga tre presidentë dhe për artin e tij luftarak flitet edhe sot, 19 vjet pas vdekjes. Mediat kroate kohë pas kohë publikojnë shkrime dhe video  ku lartësojnë figurën e tij.

“Kroatët e quanin atë “shok” gjersa në Kosovë, njihej si “Abeja”. Në fakt, emri i tij ishte Bekim Berisha. Aftësitë e tij të luftës i ka dëshmuar në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, ku edhe vdiq 19 vite më parë. Këtë trim shqiptar banorët e Banovinës e kujtojnë edhe sot, ndërsa guximi Bekim Berishës i kishte bërë përshtypje edhe presidentit të parë kroat Franjo Tugjman”.

“Ky luftëtar vlen sa 1000 ushtarë” – kishte thënë Tuxhman për Berishën.

“Berisha është një nga ushtarët më të mirë dhe më të besueshëm që kam takuar ndonjëherë”, – e vlerësoi gjenerali Janko Bobetko.

Ai ishte pjesë e tri luftërave në Ballkan e të cilat kishin një armik të përbashkët Serbinë.

Bekim Berisha, në Kroaci kishte arritur në gusht të vitit 1991 dhe që nga atëherë për 539 ditë ishte pjesëtar i Ushtrisë Kroate. Në vitin 2013 nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviq, është dekoruar me medaljen e artë.

Bekim Berisha është dekoruar edhe nga ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu me urdhrin heroi i kombit.

Ai u vra më 10 gusht 1998, në betejën e Junikut mes forcave të policore dhe ushtarake të Serbisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Robert De Niro dhe Al Pacino kanë gjatësi të trupit gati të njejtë, por në filmin ‘Irishman’, De Niro duket gjigant..

Daut Dauti Robert De Niro dhe Al Pacino kanë gjatësi të trupit gati të njejtë, por në filmin 'Irishman',...

OBSH: Ndotja e ajrit vret shtatë milionë persona në vit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka fuqizuar të mërkurën udhëzimet e reja për kualitet të ajrit, duke thënë se ndotja e ajrit është...

Balli Kombëtar i kërkonte Amerikës në prill 1945 të rrëzojë Enver Hoxhën

Nga Thanas Mustaqi Më 14 prill 1945 krerët e Ballit Kombëtar të arratisur në Itali i sugjeronin Uashingtonit që...

Ujqit, 40 Fakte magjepsëse dhe interesante të ujkut

A keni frikë pak nga ujqit? Për mijëra vjet, qeniet njerëzore i kanë adhuruar ata, kanë frikë dhe madje i kanë urryer.

Recent Comments