Prej vitit 1957, shokët e partisë dhe të pushtetit, e konsideronin Fan Nolin “politikan të vjetër dhe dallaveraxhi”. Pavarësisht se kishin kaluar kaq e kaq vite të pushtetit “popullor”, përjashto shtypin e kohës, shokët e partisë e pushtetit, as mësoheshin dot nëpër dokumente t’ia shkruanin emrin si duhej. Emrin ia shkruan keq në këto forma: “Fanol”, “Fan’ Oli”,“Fan-Noli”.

Megjithatë, është fakt që Fan Noli vdiq si “armik” i “pushtetit “popullor”. Emrin ia përdorën si e deshën për vitet e dështimeve të tij sepse u duhej. Ama, nëse Fan Noli do bënte gabimin të vinte në Shqipëri në vitin 1945, ai me siguri do ishte shembull në gjyqet tipike si ai i deputetëve dhe do dënohej me vdekje. sot do ishim duke kërkuar eshtrat e tij. Sado pushteti “popullor” çeli kurse kundër analfabetizmit, kuadrot e tij ishte gjithnjë me probleme në formimin kulturor.

Në vitin 1957 për Fan Nolin thuhej:

Mbas çlirimit të Shqipërisë, shkruante mirë për pushtetin tonë popullor, ndërsa qëndrimi kohët e fundit ka qenë i lëkundur dhe është mbështetës kryesor i agjentët të zbulimit amerikan, Qerim Panariti, i cili nën udhëzimet e amerikanëve ka shfrytëzuar dhe shfrytëzon gazetën “Dielli” duke shkruar artikuj me përmbajtje reaksionare dhe shpif kundra qeverisë dhe regjimit të demokracisë popullore në vendin tonë. Duke marrë parasysh qëndrimet e tij të kohëve të fundit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here