Zef Prelë Lulgjuraj, lindur më 1930 në Tuz, emigruar më 19.3.1957 në Shqipëri me qëllim që të jetonte këtu te farefisi i tij në Lezhë ose Shkodër, ishte dërguar në kampin e Semanit. Në letrën e protokolluar më 8.5.1957 drejtuar E.Hoxhës kërkon të lejohet të shkojë te halla ose djemtë e xhaxhait. Letra ngeli pa përgjigje. Më 11.8.1958 shkruan letrën tjetër drejtuar Byrosë Politike, duke kërkuar lirimin nga internimin. Më 3.11.1958 drejtori i Drejtorisë së Jashtme të KQ të PPSH-së, Mihal Prifti shkruan letrën e mëposhtme. Shqiptarët nga trevat shqiptare në Jugosllavi ishin kategori vetëm për t’u diskriminuar.