Nga Hasan Bello

Si lobuan shqiptarët për të penguar pjesmarrjen e grupit artistik serb në festivalin e Bursës në vitin 1981

Më 8 qershor 1981 konsullata shqiptare në Stamboll i raportonte Ministrisë së Jashtme mbi jehonën e qëndrimit të Tiranës zyrtare lidhur me demonstratat e pranverës së 1981 në Kosovë tek diaspora shqiptare në Turqi.

Kjo për shkak se atje jetonte një numër i madh kosovarësh dhe emigrantësh politik, që po organizoheshin gjithnjë e më shumë për të mbështetur çështjen kombëtare dhe çlirimin nga kthetrat e repr
esionit jugosllav.

Në rrethet e shqiptarëve të Turqisë u vu re një angazhim serioz për tu ardhur në ndihmë vëllezërve të tyre në Kosovë. Për këtë, kishte pikëpamje të ndryshme, disa i kërkuan leje qeverisë turke për të organizuar protesta përpara ambasadës dhe konsullatës jugosllave; disa i dërguan letra OKB-së; ndërsa me ndërhyrjen e shqiptarëve, komiteti organizator i festivalit të Bursës, anulloi pjesmarrjen e grupit serb.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here