Nga Aleksandër Cangonja

Në prefekturën e Durrësit në vitin 1928 nga një dokument i cili gjendet në A.Q.Sh. mësojmë se në këtë qytet, pra në vitin 1928 kishte 10 persona, të cilit ishin të diplomuar në universistetet e ndryshme të Europës.

Nga lista bjen në sy që të diplomurit në fushën e mjeksisë ishin pesë persona duke shtuar dhe dy farmacistë numri total shkon në shtatë, ndërsa në fushën e jurispridencës ishin vetëm tre, të gjithë këta me profesion avokat.

Kjo gjë vërtetohet nga shkresa e prefekturës së Durrësit ku zv Komiseri i Policisë deklaron emrat si më poshtë:

“Lista e Universistëve të Durrësit.

1. Z. Ilija Llavda Avokat.

2. Ali Galipi.

3. Dr. Telemak Margariti. Mjek.

4. Neki Libohova.

5. Aleks Buda.

6. Ismail Tartari.

7. Mit Vokopola

8. Moisi Poppa. Farmacist.

9. Mark Herzegu.

10. Shefqet Celkupa Avokat

Vërtetohet se Universistë në Qytetin e Durrësit janë vetëm të shënuemit ma sipër të cilët kanë Dipllomën e duhun.

Durrës më 14/XII/928.”//

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here