6.1 C
Pristina
Friday, September 24, 2021
Home KËSHILLA Përse ju dhembin gjunjët? Zbuloni të gjitha shkaqet e fshehura

Përse ju dhembin gjunjët? Zbuloni të gjitha shkaqet e fshehura

Gjunjët janë nga pjesët më të forta të trupit, por edhe më problematiket për shumë persona. Kur një gju dhemb apo akoma më keq të dy prej tyre, kjo ndikon menjëherë në jetën tuaj të përditshme.

Nuk mund të ecni lirisht, të uleni të ngriheni e një sërë problemesh të tjera. Por a keni menduar ndonjëherë përse ju dhembin gjunjët? Ka disa shkaqe dhe sëmundje që e shkaktojnë këtë simptomë të pakëndshme të cilat i shpjegojmë për ju më poshtë.

Dëmtime dhe fraktura

Nëse ju dhembin gjunjët apo njëri prej tyre pasi keni rënë apo keni pësuar një dëmtim me siguri keni thyer një nga kockat apo keni shkaktuar ndonjë frakturë. Nëse dhimbjet janë të vazhdueshme apo të padurueshme duhet në çdo rast të konsultoheni me një mjek specialist. Ndonjëherë frakturat mund të ndodhin edhe pa rënë apo pa pësuar trauma të forta, por edhe duke i përdorur gjunjët në të njejtën lëvizje apo pozicion për një kohë shumë të gjatë. Ky sforcim ndodh kur i përdorni gjunjët tuaj më shumë nga sa ata mund të përballojnë e për pasojë filloni të ndjeni dhimbje.

Dëmtime ligamentesh

Nëse kryeni aktivitete sportive si vrapi, fubolli apo basketbolli dhe dëgjoni që gjunjët papritur kërcasin dhe ju shkaktojnë dhimbje atëherë mund të keni dëmtuar ndonjë tendinë. Kjo ndodh kur ligamenti është dëmtuar pjesërisht apo tërhequr nga ndonjë lëvizje e sofrcuar e gjunjëve. Dëmtim i ligametntit të kofshës. Nuk duhet të kujdeseni për muskujt dhe kockat e gjurit, por dhe për ato përreth tij të cilat ndihmojnë me lëvizjen. Quhet ndryshe simptoma libiotiale dhe ndodhet në pjesën e brendëshme të kofshës tuaj. Në raste dëmtimi mund të irritohet apo fryhet duke ju shkaktuar dhimbje në pjesën e gjunjëve.

Osetoartriti

Kjo është një sëmundje e njohur që prek kockat dhe shkakton një sërë problemesh kronike. Nëse gjunjët ju dhembin, keni vështirësi të vazhdueshme t’i përthyeni dhe të ecni me shumë gjasë vuani nga osetoartriti. Sidomos nëse këto dhimbje fillojnë pas moshës 65 vjeçare kur kjo sëmundje është edhe më e përhapur.

Artriti inflamator

Përtej dhimbjes dhe fryrjes së gjunjëve, nëse vuani nga artriti inflamator mun dtë ndjeni edhe sheqetësime të tjera anësore. Mund të ndiheni të sëmure, të keni temperaturë apo të ndiheni të dobët njejtë sikur jeni prekur nga gripi. Kur sistemi imunitar lufton një smëundje autoiumune në organizëm ai lufton dhe dobëson edhe gjunjët tuaj. Sëmundje të ndryshme prekin edhe organe apo pjesë të tjera të trupit dhe në rastin e artriti inflamator, ai prek dhe dëmton gjunjët.

Bursiti

Kjo sëmundje fryn gjunjët dhe shkakton dhimbje në to. Ju ndodh personave të cilët peshojnë për kohë të gjata e të vazhdueshme presion në gjunjët e tyre. Bursiti shkaktohet nga fryrja e qeskave të vogla të mbushura me lëngje brenda gjunjëve fryhen dhe irritohen.

Çarja e meniskut

Një dhimbje e menjëhershme, sidomos kur peshoni mbi gjunjët tuaj mund të shkaktojë çarje të meniskut. Mund të ndodhë në të dy gjunjët ose vetëm në njërit për shkaqe të ndryshme që nisin që nga mosha deri tek dëmtimet e përditshme. Dhimbja mund të jetë e madhe dhe e dukshme pasi gjunjën mund t’ju fryhen.

Çfarë të bëni?

Nëse dhimbja është e padurueshme dhe e dukshme, sigurohuni që të ndaloni çdo aktivitet që j’ua shkakton atë. E nëse dëmtimi është i lehtë, ajo duhet të kalojë gradualisht, por nëse është kronike është mirë q ëtë konsultoheni me një mjek për të marrë diagnozën e duhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Robert De Niro dhe Al Pacino kanë gjatësi të trupit gati të njejtë, por në filmin ‘Irishman’, De Niro duket gjigant..

Daut Dauti Robert De Niro dhe Al Pacino kanë gjatësi të trupit gati të njejtë, por në filmin 'Irishman',...

OBSH: Ndotja e ajrit vret shtatë milionë persona në vit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka fuqizuar të mërkurën udhëzimet e reja për kualitet të ajrit, duke thënë se ndotja e ajrit është...

Balli Kombëtar i kërkonte Amerikës në prill 1945 të rrëzojë Enver Hoxhën

Nga Thanas Mustaqi Më 14 prill 1945 krerët e Ballit Kombëtar të arratisur në Itali i sugjeronin Uashingtonit që...

Ujqit, 40 Fakte magjepsëse dhe interesante të ujkut

A keni frikë pak nga ujqit? Për mijëra vjet, qeniet njerëzore i kanë adhuruar ata, kanë frikë dhe madje i kanë urryer.

Recent Comments