6.1 C
Pristina
Friday, September 24, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Analiza e CIA-së amerikane në vitin 1979: “Kështu ishte menduar pavarësia e...

Analiza e CIA-së amerikane në vitin 1979: “Kështu ishte menduar pavarësia e Kosovës dhe formimi i Shqipërisë Etnike!”

Si e kishte analizuar CIA amerikane politikën e kahmotshme shqiptare për pavarësinë e Kosovës, metodat brutale të Aleksandar Rankoviqit dhe idenë e republikës shqiptare në Jugosllavi, e cila u shndërrua në “qëllim të përhershëm” në krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Në prill të vitit 1979 CIA kishte bërë analizën e “çështjes së Kosovës” në Jugosllavi. Në dokumentin e shifruar “RDP80T00942A001000060001-7”, të titulluar “Jugosllavia: Problemi i Kosovës”, agjencia amerikane e inteligjencës kishte vërtetuar gjenezën e problemit shqiptaro-serb dhe implikimet e këtij problemi lidhur me të ardhmen e Kosovës në Jugosllavinë pas Titos.

Analiza e CIA-së fillon me tezën se, edhe pse rivaliteti serbo-kroat prinë në Jugosllavi, në prapavijë zhvillohet rivaliteti serbo-shqiptar, i cili do të ketë “ndikim po aq të rëndësishëm se si do t’ia dalë Beogradi në krye me problemin e pakicave nacionale”.

Raporti konstaton se si, përkundër përpjekjeve serbe që ta përvetësojnë Shqipërinë në vendimet, siç janë rritja e shkallës së autonomisë dhe ndihma ekonomike, nacionalizmi shqiptar po forcohet në kohën e një ekonomie gjithnjë e më të dobët në Kosovë.

“Regjimi i Enver Hoxhës në Shqipërinë fqinje, e konsideron Kosovën si një entitet nën kontroll të përkohshëm të Jugosllavisë…

Edhe pse nuk ka dëshmi për aktivitete të jashtme subversive në Kosovë, gjendja tashmë është përgatitur për ndërhyrje të jashtme.

Kjo veçmas është e vërtetë, sepse problemi i pakicës shqiptare në Republikën jugosllave të Maqedonisë mund ta destabilizojë rajonin, ndaj të cilës Bullgaria ka pretendime territoriale”, thuhet në analizë, transmeton Telegrafi.

CIA potencon se një milion shqiptarë në Jugosllavi përbëjnë grupimin më të varfër etnik në vend, ndërsa në të njëjtën kohë ka shkallën më të lartë të natalitetit dhe të analfabetizmit, gjë e cila shqiptarët i bën veçmas të lidhur me tokën.

“Rryma e fuqishme e nacionalizmit shqiptar është zhvilluar me qëllim të tejkalimit të efektit të qeverisjes së dikurshme serbe, kurse është e bazuar në pritjet jo reale të përfitimeve ekonomike…

Prania e atdheut të pavarur shqiptar brenda kufijve të Kosovës, ia shton dimensionin e jashtëm këtij problemi”, thuhet në analizën e CIA-s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Robert De Niro dhe Al Pacino kanë gjatësi të trupit gati të njejtë, por në filmin ‘Irishman’, De Niro duket gjigant..

Daut Dauti Robert De Niro dhe Al Pacino kanë gjatësi të trupit gati të njejtë, por në filmin 'Irishman',...

OBSH: Ndotja e ajrit vret shtatë milionë persona në vit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka fuqizuar të mërkurën udhëzimet e reja për kualitet të ajrit, duke thënë se ndotja e ajrit është...

Balli Kombëtar i kërkonte Amerikës në prill 1945 të rrëzojë Enver Hoxhën

Nga Thanas Mustaqi Më 14 prill 1945 krerët e Ballit Kombëtar të arratisur në Itali i sugjeronin Uashingtonit që...

Ujqit, 40 Fakte magjepsëse dhe interesante të ujkut

A keni frikë pak nga ujqit? Për mijëra vjet, qeniet njerëzore i kanë adhuruar ata, kanë frikë dhe madje i kanë urryer.

Recent Comments