6.1 C
Pristina
Friday, September 24, 2021
Home KËSHILLA Rrushi i bardhë apo i zi, cili është më i shëndetshëm dhe...

Rrushi i bardhë apo i zi, cili është më i shëndetshëm dhe pse…

Rrushi është rritur mbi tokë për mijëra vjet dhe i ka ardhur në ndihmë njerëzimit jo vetëm për ushqim por edhe për shëndet. Rrushin e gjejmë në variete, madhësi dhe ngjyra të ndryshme.

Rrushi i zi në veçanti është ndër më të pasurit me antioksidantë, të cilët e mbrojnë organizmin nga shumë sëmundje të ndryshme. Përpos antioksidantëve, rrushi i zi është i pasur me fibër, vitamina dhe minerale.

Ndihmon Kundër Diabetit

Antioksidantët tek rrushi i zi përmirësojnë aftësinë e trupit për përdorimin e glukozës dhe ulin nivelin e sheqerit në gjak. Për më tepër, rrushi ka një nivel të ulët glicemie që ndihmon në zbutjen e simptomave të diabetit.

Rrushi i Zi i Bën Mirë Zemrës

Antioksidantët tek rrushi i zi luftojnë radikalet e lira të cilat shkaktojnë sëmundjet e zemrës. Antioksidantët tek rrushi i zi ndihmojnë në trajtimin e hipertensionit dhe inflamacionit por edhe përmirësojnë funksionet e enëve të gjakut.

Shëndeti i Trurit

Antiokisdantët luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e trurit, kundër luhatjeve të humorit dhe humbjes së kujtesës.

Shëndeti i Syve
Studimet kanë treguar se njerëzit që jetojnë në zonën e Mesdheut janë më pak të rrezikuar nga formimi i perdes së syrit dhe problemet me shikimit.

Kjo i atribuohet ushqimit dhe sidomos konsumit të rrushit dhe verës që prodhohet prej tij.

Rrushi i Zi Për Gjumë Më Të MirëNdonëse të kufizuara, studimet tregojnë se rrushi në përgjithësi dhe ai i ziu në veçanti janë burime të shkëlqyera të melatoninës. Ky hormon ndihmon jo vetëm në ardhjen e gjumit por edhe cilësinë e tij. Ekspertët thonë se ngrënia e rrushit të zi në mbrëmje përmirëson cilësinë e gjumit. Rrushin e zi mund ta përdorni në sallata frutash, ta kombinoni me lëngje, ta hani me kos ose veçmas për një shëndet më të mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Robert De Niro dhe Al Pacino kanë gjatësi të trupit gati të njejtë, por në filmin ‘Irishman’, De Niro duket gjigant..

Daut Dauti Robert De Niro dhe Al Pacino kanë gjatësi të trupit gati të njejtë, por në filmin 'Irishman',...

OBSH: Ndotja e ajrit vret shtatë milionë persona në vit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka fuqizuar të mërkurën udhëzimet e reja për kualitet të ajrit, duke thënë se ndotja e ajrit është...

Balli Kombëtar i kërkonte Amerikës në prill 1945 të rrëzojë Enver Hoxhën

Nga Thanas Mustaqi Më 14 prill 1945 krerët e Ballit Kombëtar të arratisur në Itali i sugjeronin Uashingtonit që...

Ujqit, 40 Fakte magjepsëse dhe interesante të ujkut

A keni frikë pak nga ujqit? Për mijëra vjet, qeniet njerëzore i kanë adhuruar ata, kanë frikë dhe madje i kanë urryer.

Recent Comments