6.1 C
Pristina
Friday, September 24, 2021
Home Uncategorized Si u fsheh Hítleri me ndihmën e UFO-ve? Çfarë janë ‘mushkonjat aliene’-Faktet...

Si u fsheh Hítleri me ndihmën e UFO-ve? Çfarë janë ‘mushkonjat aliene’-Faktet më të çuditshme për Antarktidën

Antarktida është masa tokësore më pak e eksploruar në planetin tonë, e cila e bën kontinentin e ngrirë vendin e përsosur për komplote në dukje të pabesueshme dhe madje shumë të çuditshme.

Nëse akullnajat e Antarktidës do të shkriheshin, nivelet e deteve botërore do të rriteshin me 5 metra. Popullsia e Antarktidës kurrë nuk rritet në shumë më shumë se 4000 shkencëtarë vizitues dhe nëse qëndroni në një pikë të caktuar – 90 gradë në jug, 45 gradë Lindje – çdo drejtim që shikoni është Veriu.

Që nga zbulimi i tij në 1820, tokat djerrinë dhe të ngrira të Antarktidës kanë mistifikuar, magjepsur dhe hutuar njerëzit në të gjithë globin.

Pothuajse dyfishi i madhësisë së Australisë, studiuesit po mësojnë vazhdimisht gjëra të reja për jetën atje.

Për shembull, pavarësisht kushteve të ngrirjes, vullkani i tij në malin Erebus ka qenë aktiv për 1.4 milion vjet dhe kohët e fundit organizma të pazbuluara më parë u gjetën në shpellat e tij vullkanike.

Për dekada me radhë është besuar se në këtë kontinent nuk mund të jetonte asgjë dhe askush, por herë pas here janë zbuluar gjallesa me madhësi gjigande, për shembull merimangat në Antarktidë kanë madhësinë e pjatave, ndërsa krimbat janë sa një shishe 2 litërshe.

Megjithatë teoria më e habitshme është se pas Lùftës së Dytë Botërore, Hítlerí është arratisur në Antarktidë përmes një nëndetësje dhe jetoi në një bazë sekrete të ndërtuar nga nàzistët në vitin 1938.

Të tjerë thonë se nàzistët udhëtuan drejt këtij kontinenti me avionë revolucionàrë të bazuar në modelet e UFO-ve dhe me ndihmën e alienëve ngritën “Batalionin e Fundit”, një bazë ushtarake gjigande nga ku besonin se një ditë do ta ri-fillonin lùftën dhe do të pùshtonin botën.

Fakti është që një bazë ùshtarake në Antarktidë ka ekzistuar dhe teoricienë të ndryshëm pohojnë se ajo fshihej nga forcat britanike dhe amerikane deri në shkàtërrimin e saj me armë bërthamore në vitin 1958.

Sidoqoftë, kritikët e teoricienëve konspiracionistë theksojnë se shpërthími berthàmor në Antarktidë ndodhi 1.500 kilometra larg vendit ku thuhet se ishte baza e Hítlerít. Ndërsa të tjerë besojnë se qyteti i humbur i Atlantis është vàrrosur nën akullnajat e kontinentit, pasi shkencëtarët kanë konfirmuar se Antarktida dikur kishte një klimë të butë dhe fosilet e bimëve bashkë me ato të dinosaurëve u zbuluan të ngrira plotësisht prej miliona vitesh.

Google Earth, një app i cili I lejon njerëzit që të ekplorojnë botën pa u ngritur nga divani i sallonit, ka çuar në zbulimin e disa teorive gjithashtu shumë të çuditshme.

Këto zbulime përfshijnë një “vrimë ajrosjeje” e cila shkon nën tokë dhe mund të jetë një tub shkarkimi i UFO-ve, një anije e gjatë 400 metra e varrosur në akull, një vend aksidenti i UFO-ve dhe vizatimi i një figurë aliene 12 metra e vendosur në akull. Të tjerë pretendojnë se malet e mbuluara me akull janë në të vërtetë piramida të ndërtuara nga alienët nën dëborë.

Kritikët shprehen se do të ishte e pazakontë nëse fotot e një kontinenti të tërë, të marra kryesisht nga satelitët, të mos krijonin forma dhe hije të pazakonta.

Sidoqoftë, e vërteta është pothuajse më e çuditshme sesa trillimi.

Një pùshtues ‘i huaj’ ekziston në Antarktidë dhe po lulëzon atje.

Ndërsa shumica e insekteve dhe specieve të tjera nuk mund të jetojnë në klimën e saj të ashpër, në vitet 1960 disa bimë u transportuan nga Gjeorgjia e Jugut në pjesën më të ngrohtë të Antarktidës për të parë nëse mund të mbijetonin atje.

Në bimë kishte ‘pasagjerë të vegjël’ të padëshiruar dhe të pazbuluar, mizat që nuk flutuojnë të quajtura Eretmoptera murphyi që ndryshe u quajtën “Mushkonja Aliene”. Këto miza jo vetëm që mbijetuan, por u shtuan dhe po lulëzojnë dhe shkencëtarët janë të shqetësuar se ato do të ndërhyjnë në ekosistemin e kontinentit.

Po për alienët dhe nàzistët që po tentojnë të marrin nën kontroll botën nga Antarktida?!

Fjala e fundit ndoshta duhet t’i shkojë shkencëtarit dhe astronomit të nderuar Carl Sagan i cili e kaloi jetën duke hulumtuar jetën jashtëtokësore dhe arriti në përfundimin se “pretendimet e jashtëzakonshme kërkojnë prova të jashtëzakonshme”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Robert De Niro dhe Al Pacino kanë gjatësi të trupit gati të njejtë, por në filmin ‘Irishman’, De Niro duket gjigant..

Daut Dauti Robert De Niro dhe Al Pacino kanë gjatësi të trupit gati të njejtë, por në filmin 'Irishman',...

OBSH: Ndotja e ajrit vret shtatë milionë persona në vit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka fuqizuar të mërkurën udhëzimet e reja për kualitet të ajrit, duke thënë se ndotja e ajrit është...

Balli Kombëtar i kërkonte Amerikës në prill 1945 të rrëzojë Enver Hoxhën

Nga Thanas Mustaqi Më 14 prill 1945 krerët e Ballit Kombëtar të arratisur në Itali i sugjeronin Uashingtonit që...

Ujqit, 40 Fakte magjepsëse dhe interesante të ujkut

A keni frikë pak nga ujqit? Për mijëra vjet, qeniet njerëzore i kanë adhuruar ata, kanë frikë dhe madje i kanë urryer.

Recent Comments