6.1 C
Pristina
Friday, September 24, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Takimi i etnografes franceze Jacqueline Benezech me Prêk Calin në Vermosh të...

Takimi i etnografes franceze Jacqueline Benezech me Prêk Calin në Vermosh të Kelmendit (tetor 1938)

«Preng Cali erdhi drejt nesh duke zgjatur duart dhe me një fytyrë energjike dhe një buzëqeshje të mrekullueshme. Që me shikimin e parë ishte shumë simpatik. Një gjigand i vërtetë. Ishte i gjatë të paktën 2 metra. Ishte i veshur shumë pastër me kostumin e Malsisë së Madhe, një kostum me një elegancë të veçantë. Flokët i kishte të bardha dhe mustaqet të shkurtra që spikasnin në figurën e tij të gjatë e të dobët. Natyrish, brezi i tij ishte i zbukuruar me një revolver të madh, një tjetër me një dorezë fildishi apo prej kocke, një model si ato që mbreti u jepte atyre që do t’i shpërblejë e nderojë.
Preng Cali ishte në Vermosh më shumë se një fisnik. Ai ishte kapedani, një titull honorifik që s’ka asnjë vlerë administrative. Le të themi se është njeriu më trim dhe prijësi natyral i këtij vendi, pas të cilit në rast lufte radhiten të gjithë njerëzit e tribusë, madje edhe tributë fqinje.
[…]
Shkuam të shëtisnim në lumë me Preng Calin, i cili na shpjegoi linjën e kufirit mbi shpatet fqinje. Kishte një lloj krenarie, sepse pikërisht ai me disa luftëtarë të tjerë luftoi gjatë shumë viteve që kjo copë tokë t’i kthehej Shqipërisë.
[…]
Preng Cali ishte tepër i vëmendshëm ndaj meje, ndërkohë që Bonati vazhdonte përpara pa kthyer kokën. Në çdo përrua apo mur, Prenga kthehej pas që të më ndihmonte për ta kapërcyer. Isha e detyruar t’i buzëqeshja dhe ta falenderoja, duke ngritur kokën drejt tij sikur të shikoja nga Notre-Dame [katedralja e famshme e Parisit]. Ishte një lartësi prej 50 cm sipër meje, jo pak.
[…]
Para se të vijmë këtu, René donte të fotografonte Preng Calin, që me pushkën e tij kishte një pamje të hatashme.
[…]
Fotografuam shtëpinë e Preng Calit si dhe Pashkën [gruan e Preng Calit]. Kishim përshtypjen se po bënim fotografi miqsh ose portrete familjare. Hëngrëm një darkë të mrekullueshme.»

Etnografja franceze Jacqueline Benezech nga Bordeaux (Francë) në vitin 1938 ndërmori bashkë me bashkëshortin René Benezech një mision për “Muzeun e Njeriut” në Paris (“Musée de l’Homme”) për të zbuluar jetën dhe botën shqiptare.
Dorëshkrimi sipër, i shtypur me makinë shkrimi, ishte dorëzuar në ambasadën shqiptare në Francë, por kishte mbetur aty me dekada i pabotuar. Regjimi komunist e konsideronte Prêk Calin armik të popullit.

Prêk Cali ishte prijës i Kelmendit në luftë kundër sundimit turko-osman, kundër mbretërive serbo-malazeze si dhe kundër pushtimit komunist. Ai mbrojti kufirin verior të Shqipërisë kundër ekspasionit të shtetit malazez. Prêk Cali u pushkatua në zall të Kirit nga cubat partizanë të Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut.

Dokumentar i shkurtër mbi Prêk Calin: https://www.facebook.com/204462559746418/videos/372101966315809/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Robert De Niro dhe Al Pacino kanë gjatësi të trupit gati të njejtë, por në filmin ‘Irishman’, De Niro duket gjigant..

Daut Dauti Robert De Niro dhe Al Pacino kanë gjatësi të trupit gati të njejtë, por në filmin 'Irishman',...

OBSH: Ndotja e ajrit vret shtatë milionë persona në vit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka fuqizuar të mërkurën udhëzimet e reja për kualitet të ajrit, duke thënë se ndotja e ajrit është...

Balli Kombëtar i kërkonte Amerikës në prill 1945 të rrëzojë Enver Hoxhën

Nga Thanas Mustaqi Më 14 prill 1945 krerët e Ballit Kombëtar të arratisur në Itali i sugjeronin Uashingtonit që...

Ujqit, 40 Fakte magjepsëse dhe interesante të ujkut

A keni frikë pak nga ujqit? Për mijëra vjet, qeniet njerëzore i kanë adhuruar ata, kanë frikë dhe madje i kanë urryer.

Recent Comments