6.1 C
Pristina
Monday, October 18, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Camaj merrte kredi të rënda nga bankat për shtypje librash

Camaj merrte kredi të rënda nga bankat për shtypje librash

Nga: Ardian Klosi (pjesë nga intervista dhënë revistës “Përpjekja”, nr. 7, 1996)

Martin Camaj nuk mbijetoi si shkrimtar në Perëndim, por si gjuhëtar dhe studiues. Komunikimi i tij me lexuesin ose me botuesit dhe rrethet letrare ishte një katastrofë. Librat luksozë që i kishte nxjerrë me shpenzimet e veta, më tepër i fali sesa i shiti. Në arkivat e “Vatrës“ në Boston kam ndeshur në vitin 1992 edhe dhjetëra arka me libra të pashitur e të pashpërndarë të Camajt.

Përkthyesi, të cilit Camaj i mësoi shqipen për vite me radhë në katedrën e tij, pasi e ndihmoi poetin në botimin e një vëllimthi dygjuhësh më 1991, tha se nuk e ndihmonte më, ngaqë kishte vendosur të merrej me mjekësi popullore.

Deri më sot ka pasur shumë premtime dhe një sërë tekstesh të përkthyera, por botime të Camajt në gjermanisht asnjë tjetër më. Mendon njeriu, si të mos arrijë një gjë kaq të lehtë shkrimtari i hollë elitar Camaj, mjeshtri i mitologjisë së fshehur dhe i shenjave misterioze nga karpat shqiptare, poeti i vetëm modern evropian i pasluftës nga Shqipëria?

Ambasadori i Berishës në Francë, mesa di, ka botuar në vetëm katër vjet ushtrimi të profesionit konsullar mbi gjashtë libra në frëngjisht, kurse Camaj merrte kredi të rënda nga bankat për shtypje librash dhe prapë shumë pak arriti në çështje të njohjes.

Shpjegimi i vetëm është se, kur shkruante shqip poezi ose parabola në prozë, Camaj nuk është motivuar aspak nga jehona që do të gjente në rrethet kulturore të Perëndimit. Sado që do ta ketë mërzitur shumë injoranca e emigrantëve shqiptarë që asnjë poezi nuk e kuptonin dhe nuk e blinin, sado që do t’ia kenë rënduar kancerin sorollatjet e fundit të botuesve gjermanë-austriakë, sado që para vdekjes nisi të gëzohej si fëmijë për disa shkrime mbi të në “Frankfurter Allgemeine” ose në “Süddeutsche Zeitung”, këto konfiguracione s’kishin pasur të bënin fare me magjinë e krijimit. Ndaj mendoj se në fund të fundit, përpara veprës së kryer dhe Perëndisë, do të ketë vdekur si njeri i lumtur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Këngë për lisin me rrënjë shekullore, Aristidh Kolën e shqiptarisë

Nga: Abdurahim Ashiku Meditime me një pikë loti rrudhave të jetës Në 15-vjetorin e IKJES Të...

Krapi Koi, nga tryeza deri te simboli i statusit: Përse ky peshk vlen deri në dy milionë dollarë

Koi në Japoni është simbol i dashurisë dhe i miqësisë Vitin e kaluar Krapi koi është shpallur peshk kombëtar...

Ndërtimet më ekstreme në planet (Video)

Nga ndërtimi i një hekurudhe në nxehtësinë e vrastare të shkretëtirës deri në rinovimin e një stacioni kërkimor në një nga vendet...

Wilhelm Röntgen, gjerman që zbulou rrezet-x, fizikanti që tejpërçoi brenda nesh shikimin

Ai ishte një prej atyre mendjeve krijuese, pasioni dhe përkushtimi i të cilit i dhuroi botës një dimenison të ri njohës, e...

Recent Comments