Derisa varianti Delta i koronavirusit po përhapet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, numër i madh i universiteteve dhe kolegjeve atje po kërkojnë dëshmi të vaksinimit kundër COVID-19.

Sipas intervistave me studentë e zyrtarë të arsimit, pas këtij vendimi ata që kundërshtojnë të vaksinohen, po tentojnë ta mashtrojnë sistemin.

Fakulteti dhe studentët në dhjetëra shkolla të intervistuara nga AP thonë se janë të shqetësuar se sa e lehtë është të marrësh karta të rreme si dëshmi për vaksinim.

Një llogari në Instagram me emrin e përdoruesit “kartat e vaksinimit” shet karta të vaksinimit COVID-19 për 25 dollarë, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.

Një përdorues në aplikacionin e mesazheve të koduar ofron “Certifikata të Kartave të Vaksinës COVID-19”, për më shumë se 200 dollarë për copë.

“Kjo është mënyra jonë për të shpëtuar sa më shumë njerëz nga vaksina helmuese,” thuhet në mesazhin e shitësit, postim ky i parë nga të paktën 11 mijë 000 përdorues të aplikacioneve.

Ndërsa, në Tëitter, një përdorues me më shumë se 70 mijë 000 ndjekës tha se edhe vajza e tij ka siguroi një kartë të tillë.

“Vajza ime bleu 2 ID të rreme në internet për 50 dollarë derisa ishte në kolegj”, shkroi ai.

Sipas një raporti të Kronikës së Arsimit të Lartë, të paktën 664 kolegje dhe universitete tani kërkojnë dëshmi të vaksinës kundër COVID-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here